Real Madrid ka hyrë në garë për talentin 19 vjeçar të Fulhamit, Ryan Sessegnon. Paraqitjet e mira të Ryan Sessegnon me Fulhamin kanë tërhequr vëmendjen e disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës.
Skuadrat më të interesuara për shërbimet e anglezit janë Manchester United dhe Tottenham.
Por, këto dy skuadra tashmë do të kenë konkurrencë të fortë, sepse në garë për 19 vjeçarin ka hyrë edhe kampioni i Evropës, Real Madrid, shkruan The Guardian, përgatiti ”Express”. (b.an)