Real Madrid nuk e ka në plan që t’ia vazhdoj kontratën Cristiano Ronaldos.
Ylli portugez Cristiano Ronaldo kishte thënë ditë më parë se dëshiron të pensionohet në Real Madrid dhe se dëshiron të luaj edhe për të paktën 6 vite. Kontrata aktuale e Ronaldos skadon në vitin 2018 dhe drejtuesit e skuadrës spanjolle nuk kanë vendosur t’ia vazhdojnë kontratën.
Goal ka mësuar se ata këtë ia kanë thënë edhe Ronaldos dhe kjo do të bënte që ai pas tre viteve të kërkonte skuadër të re. Ky lajm do ta hidhëroj Ronaldon, pasi dëshira e portugezit ishte të pensionohej në Madrid.