Real Madridi raportohet se do të paguajë rreth 40 milionë euro për të rikthyer në skuadër James Rodriguezin e huazuar te Bayerni.
Kampioni evropian lejoi Rodriguezin t’i bashkohej gjermanëve verën e shkuar në një huazim për dy vjet dhe pritej që kolumbiani të mbetej në Alianz Arena deri më 2019.
Gjithsesi, Reali ka dështuar që deri tash të gjejë zëvendësues për Cristiano Ronaldon, që kaloi te Juventusi, dhe tani është gati të paguajë dëmshpërblim për lojtarin e vet.
Sipas “El Pais”, gjiganti spanjoll do të vendosë së shpejti nëse ia vlen të paguhen 40 milionë euro për rikthimin e Rodriguezit për këtë sezon, përgatiti Express. (b.an)