• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reali bën gati listën e spastrimeve, nxjerr në shitje 11 futbollistë

by Java News
10/02/2018 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skuadër e tejngopur me trofe, me pak stimuj, por edhe me shumë lojtarë që nuk po prodhojnë asgjë të mirë, pavarësisht premisave me të cilët erdhën, apo edhe të tjerë që ndoshta nuk bindin plotësisht dhe duhen shitur, pa u rënë vlera.

Reali i Madridit, duke parë se vetëm pas fazës së parë, i ka mbetur si qëllim vetëm Liga e Kampioneve, pasi në kampionat kanë përfunduar në prapavijë, ndërsa në Kupën e Mbretit u turpëruan nga Leganesi, po mendon që të bëjë një revolucion të vërtetë në verë.

Media madrilene ka nënvizuar se drejtuesit e klubit, të cilët, me shumë mundësi, do të ndryshojnë edhe në pankinë, kanë përpiluar një listë me 11 emra që do t’u jepet lirshmëri për të biseduar me klube të tjera, për të gjetur një sistemim tjetër, ndonëse Reali do të vërë kushte minimale, që mund të lidhen me vlerën e kartonit, apo edhe me formulën, duke menduar se dikush edhe mund të huazohet.

E përditshmja “As” ka bërë publike listën, e cila përfshin lojtarë të të gjithë roleve. Në portë, pritet që të dy portierët, Kejlor Navas dhe Kiko Kasija, të shiten. Ndërkohë, në mbrojtje, të rinjtë Hakimi dhe Vajeho edhe mund të huazohen, për të fituar eksperiencë, ndonëse i dyti ka zhgënjyer edhe si rrjedhojë e dëmtimeve të shpeshta.

Në mesfushë, Isko, Kovaçiç dhe i riu Jorente mund të sjellin miliona të rëndësishëm në arkat e klubit, duke parë skuadrat e shumta që ndiqen dhe të zëvendësohen me të tjerë objektiva, që klubi u ka vënë vetes.

Reali

Duke lënë mënjanë çështjen “Ronaldo”, e cila do të diskutohet gjatë, ndonëse edhe portugezi po mendon largimin, klubi kërkon të “pastrojë” totalisht repartin e avancuar, duke deklaruar në shitje edhe Benzemanë dhe Bejlin, por edhe të riun Majoral, që gjithashtu mund të sjellin shumë, por realisht shumë miliona euro. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/plane-merkatoje-reali-ben-gati-listen-e-spastrimeve-11-futbolliste-ne-shitje/

 

 

Next Post
Marrëveshja e detit/ Ish Presidenti Nishani: Të ndërhyjë Arta Marku!

Marrëveshja e detit/ Ish Presidenti Nishani: Të ndërhyjë Arta Marku!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja pas lindjes e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 2 mjekëve: Nuk kryen ekzaminimet e duhura

Vdekja pas lindjes e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 2 mjekëve: Nuk kryen ekzaminimet e duhura

September 19, 2026
Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

September 19, 2026
Humbje drastike në vijën e frontit, Rusia mobilizon 600,000 trupa -

NATO në alarm, raporti i frikshëm: Putin po përgatit “mobilizim të heshtur” pas zgjedhjeve në Rusi, mijëra trupa mund të thirren në ushtri

September 19, 2026
Zbulohet misioni sekret amerikan për pastrimin e Hormuzit -

Paralajmërimi i frikshëm i trustit më të madh në botë, “JPMorgan”: S’kemi më një skenar bazë për naftën, lufta me Iranin ka kaluar çdo parashikim!

September 19, 2026
Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës dhe pasuron pakicën!

Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës dhe pasuron pakicën!

September 19, 2026
Rekordi i ri i Yamal çmend Barcelonën, kalon Mbappé, Haaland dhe Messin!

“Në Champions dua Realin e Madridit”- Lamine Yamal rrëfehet: Ja çfarë më ndryshoi jetën! Bayern dhe PSG…

September 19, 2026
Luftanija kalon dhe nga Shqipëria, CNN zbardh planet/ Trump mund të sulmojë brenda Venezuelës

Raporti i gabuar i Inteligjencës Artificiale për pak sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë! Ushtria amerikane u përgatit që…

September 19, 2026
Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

September 19, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Detaje të tjera tronditëse nga vdekja e këngëtarit Mazonakis në klinikën private: Më matën aurën dhe më dhanë ilaçe homeopatike!

September 19, 2026
Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com