• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Real Story/ Ministri Gjiknuri: Protesta e dhunshme, platformë e qartë politike!

by Java News
22/11/2018 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta të dhunshme janë bërë këtë të enjte para Kuvendit, ku janë dëmtuar punonjës policie dhe qytetarë, ndër të cilat një efektive 24-vjeçare ka humbur dy gishtat e saj. Të shumtë kanë qenë reagimet politike dhe shoqërore në lidhje me dhunën e ushtruar në protestën e banorëve të Astirit.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, i ftuar në Real Story me Sokol Ballën e ka cilësuar protestën e sotme një platformë politike.

“Në rrjeshtine parë të protestës ishte një formacion i tëri politik. Kjo gjë po shfrytëzohet nga politika për të ngrejtur një kauze nga hici. Trecerëku i atyrë qe ishin ne protese kane shkuat atje si lukuni me idene per te perfituar neser dicka politikisht. Kjo është një gjë e stisur, sepse prishjet nuk kanë nisur madje është ngrijtur grup prej 25 inxhinjëresh për të pritur shqetësimet e banoreve. Çdo qytetar të paraqitet para ARRSH dhe të paraqesë ankesën e tij.”

Ndër të tjera Gjiknuri në fjalën e tij në Real Story ka theksuar se nuk mund të pengohet zhvillimi i Shqipërisë, pasi Unaza e Tiranës, nuk eshte vetem e Tiranes por e gjithe vendit.

“Në Unazë janë bërë legalizime antigjore, prokuroria të hetojë”

Ministri Damian Gjiknuri në Real Story deklaroi se projekti i Unazës së Re është projekt Kombëtar që do i shërbejë të gjithë vendit. Sipas tij ARRSH u ka bërë thirrje qytetarëve që janë të shqetësuar dhe që mund të preken nga ky projekt, së bashku me dokumentat e objekteve të tyre të paraqiten pranë zyrave për të marrë dhe të drejtën e plotë ligjore në lidhje me pronën.

Atje kanë shkuar ekspertët dhe kanë vendosur gjurmën e projektit më pas do të bëhen matjet e duhura për të përcaktuar dhe se cilat banesa do të prishen dhe cilët do të legalizohen.

“Gjithashtu ka dhe objekte të cilët nuk mund të legalizohen sepse ndërtimet e tyre mund të jenë bërë në gjurmët e përcaktuara për hapësira rrugore. Ndërkohë që nuk e vë në dyshim se mund të ketë dhe shumë nga ato qytetarë që mund të kenë përfituar për arsy të ndryshme legalizimin e banesave të tyre nga PD ose në prag fushatash elektrorale. Ky është një proces që ka dalë që në 2006 që në kohën e Berishësh që kur i ka rënë një projekt rruge kush ka pas një dokument legalizimi ka marrë shpërbimin e duhur, por pse po bëhet kaq zhurmë tani apo u gjet rasti se dëshirojnë të rrëzojnë Edi Ramën.”

Gjiknuri theksoi se ato që janë më agresivë janë ato që kanë bërë biznese 170 godina që kanë bërë biznes. pjesa më e madhe janë pa letra dhe disa të tjera kanë marrë legalizim antiligjore dhe që prokuroria duhet ti shkoje deri në fund.

Ndër të tjera ministri është shprehur se patjetër që qeveria duhet ta ketë anën humanitare, pasi çdo qeveri ka nevojë për përkrahjen e njerëzve.

“Të gjithë qytetarët që do të preken nga prishja e banesave do të ndihmohen 3 vite bonus qeraje, nga Bashkia e Tiranës, fondet do ti japë Qeveria, dhe ne do të shikojmë mundësinë për tu bërë pjesë e banesave sociale pra për kredi të buta kjo është zgjidhja që ne e kemi menduar për këta qyetarë. Kush eshte pronar do te shpronesohet sipas ligjit. Nese nuk eshte i kenaqur, mund te shkojne ne Gjykate. Per kategorine tjeter, ne do te bejme publike listen e personave qe perfitojne kredi.”

Next Post
FOTO/ Policja e plagosur, Rama e puth në ballë: Nesër do ta çojmë në Stamboll!

FOTO/ Policja e plagosur, Rama e puth në ballë: Nesër do ta çojmë në Stamboll!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

October 20, 2026
Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

October 20, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Protesta, Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Kryeqyteti është përballur me dhunë ekstreme shqetësuese! Të hapur për dialog

October 20, 2026
Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

October 20, 2026
Kryeministri Rama reagon përsëri pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe studentë: Jam në dispozicion!

Kryeministri Rama reagon përsëri pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe studentë: Jam në dispozicion!

October 20, 2026
Shqipëria në valë protestash, Kuvendi mblidhet ditën e enjte! Zbardhet rendi i ditës, interpelancë edhe me ministrin Demo!

Shqipëria në valë protestash, Kuvendi mblidhet ditën e enjte! Zbardhet rendi i ditës, interpelancë edhe me ministrin Demo!

October 20, 2026
Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

October 20, 2026
Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

October 20, 2026
“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Qëndrime të matura”- AAK reagon për protestat në Shqipëri: Mos lejoni përkeqësimin e situatës!

October 20, 2026
Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com