Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e sotme se të gjithë sulmet politike dhe publike ndaj saj kanë ardhur ngaqë ka qenë bashkëshortja e Ilir Metës.
E ftuar në “Real Story”, Kryemadhi tha se politikanët nuk duhet të futen të gjithë në një “trastë”.
Unë jam më e mirë se Rama tha Monika Kryemadhi, ndërsa tha se është sulmuar ngaqë është bashkëshortja e Metës.
“Unë s’jam si Edi Rama, jam me e mirë se Edi Rama. Kam kontribuar më shumë se Edi Rama.
Jam sulmuar si gruaja e Ilir Metës se ai ka 21 vite në politikë.
Por askush ska folur për pasurinë e Ramës, për të gjitha dhe koncesionet që ai ka dhënë”, tha Kryemadhi.
Më herët, gjatë bisedës në studio Kryemadhi tha se ka dështuar që i ka dërguar fëmijët për t’i shkolluar jashtë vendit, sepse sipas saj duhet që ata të studionin në Shqipëri.
“Ju të gjithë e dini që fëmijët e mi studiojnë jashtë. Unë sot kam bërë një bilanc, kam kuptuar që kam dështuar që i kam cuar jashtë.
Unë duhet t’i mbaja fëmijët të studionin këtu, të pagueshin sa paguhen këtu”, shtoi kryetarja e LSI.