Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se presidenti Meta e ka shpallur non grata ambasadorin Borchardt si një kundër-përgjigje, si dhe për t’iu dhënë mesazh mbështetësve të tij se është ende i fuqishëm.
Zaloshnja tha se Meta e cilëson LSI-në si krijesën e vet, ashtu siç Berisha e cilëson PD-në krijesën e tij.
“Historikisht në Shqipëri, ambasadorët e BE dhe të BE janë më të atakueshëm sepse nuk kanë mbrapa Ministrinë e Jashtme italiane a ndonjë shteti tjetër. Nëse do të ndodhte kështu me një ambasador italian, do të dilte Ministria e Jashtme italiane. Nëse do të sulmohej Palmer, përfaqësues i DASH për Ballkanin, do të dilte në mbrojtje Departamenti i Shtetit.
Meta ka ndjerë një rrethim nga ambasadorët, sidomos nga Departamenti i Shtetit. Kemi pasur qëndrime të ambasadorëve për Gjykatën Kushtetuese. Ky veprim i sotëm mund ta cilësoj si kundër-sulm. Ky ishte kundër-sulm politik, për t’iu thënë mbështetësve të vet, se unë kam marrë ndonjë plagë, por ndodhem këtu. Ilir Meta LSI-në e cilëson krijesën e vet”, tha Zaloshnja.