Real Madrid ka marrë një lajm shumë të mirë para ndeshjes me Wolfsburgun në Ligën e Kampionëve. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë një superlajm gjatë stërvitjeve të sotme, pasi i janë bashkuar grupit Karim Benzema dhe Raphael Varane.
Benzema ishte lënduar në ndeshjen e fundit kundër Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve, ku u detyrua të largohet para kohe.
Ndërsa Varane kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjeve miqësore të Francës dhe nuk ishte paraqitur në 3 ndeshjet e fundit.
Të dy tashmë kanë stërvitur normalisht dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Wolfsburgut të martën në Santiago Bernabeu. /Express