Real Madrid ka nënshkruar marrëveshjen e re të sponsorizimit me kompaninë Adidas, nga e cila do të marrë 140 milionë euro në vit. Kjo është marrëveshja më e kushtueshme, duke lënë pas Manchester United, që përfiton 98 milionë në vit, Bayern, 90, dhe Chelsea, 39, nga e njëjta kompani.
Arsenali, që sponsorizohet nga “Puma” është në vendin e pestë, duke qenë para Liverpoolit dhe Barcelonës, që përfitojnë nga 32 milionë respektivisht nga New Balance dhe Nike.
Pas tyre janë Juventus (26 milionë, Adidas), Milan (23, Adidas) dhe PSG (23, Nike).