• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Real Madrid humbet në fushën e vet 2-1 me moldavët e Sherif Tiriaspol. Cilët janë pas këtij ekipi

by Java News
28/09/2021 23:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A qëndron Rusia pas suksesit europian të Sheriff Tiraspol

Sheriff Tiraspol, nga një qytet me pak më shumë banorë se Elbasani dhe me vendndodhje në rajonin rebel të Transnistrias në Moldavi, jo vetëm që po luan në Champions League për herë të parë këtë sezon, por kryeson edhe grupin me pikë të plotë përballë kundërshtarëve si Real e Inter.

Kundërshtari i tij në ndeshjen e dytë ishte Real Madrid, që ka fituar trofeun 13 herë. Një vit pasi Sheriff u themelua, në fund të viteve ’90, Real siguronte Champions-in e gjashtë. Megjithatë, Sheriff-i i vogël u largua nga Madridi me tre pikë pas fitores 2-1 ndaj madrilenëve.

Megjithatë, edhe pse është një aktor i vogël në arenën europiane të futbollit, në shtëpi Sheriff është një klub i madh. Skuadra ka dominuar futbollin moldav në historinë e re 24-vjeçare të saj, me 19 tituj kampion, 10 kupa dhe 11 superkupa vendase.

Pas gjithë këtij suksesi dyshimet janë ngritur mbi qëllimin e vërtetë të atyre që qëndronë pas klubit, atyre që e financojnë. A kanë atë vetëm objektiva e ambicie sportive, apo objektivi është një miklim i sukseseve në fushë për të arritur objektiva politikë jashtë saj?

“Është ajo që quhet fuqia e butë, e rekomanduar fort nga Rusia, që kërkon dhe vazhdon të këmbëngulë që Moldavia ta njohë Transnistrian, në mos si shtet më vete të paktën si pesë e një federate moldave”, thotë për Euronews ish-diplomati dhe analisti politik moldav, Igor Munteanu.

Një histori e shkurtër e Transnistrias

A qëndron Rusia pas suksesit europian të Sheriff Tiraspol

Moldavia, mes Rumanisë dhe Ukrainës shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Transnistria, një rajon i shtrirë në një brez tokësor pranë Ukrainës shpalli shkëputjen nga Moldavia një vit më vonë, pas një konflikti të shkurtër mes ushtrisë moldave dhe separatistëve rusë të këtij rajoni.

Rajoni vetë tani është i ndarë në tre minoritete, pothuajse të barabartë në numra; ukrainas, rusë dhe moldavë. Në disa raste, banorët kanë katër pasaporta, ukrainase, ruse, moldave dhe rumune.

Gjysma e atyre që jetojnë në Transnistria kanë shtetësi ruse dhe lidhje të forta me Moskën. Rusia ka rreth 2 mijë ushtarë në rajon, nën maskimin si paqeruajtës dhe status quo-ja është një prej konflikteve të ngrira më të gjata në Europë.

Situata u përshtatej edhe udhëheqësve moldavë kryesisht prorusë që kanë drejtuar vendin deri më tani. Por, në zgjedhjet e fundit u zgjodh një President pro europian dhe një mazhorancë parlamentare pro europiane, për herë të parë në historinë e Moldavisë. Kjo ngre dyshime në Moskë se mund të ketë ndryshime sa i takon statusit të Transnistrias.

Chisinau ka kërkuar prej vitesh tërheqjen e trupave ruse, ndërsa Moska e ka refuzuar kërkesën duke thënë se tërheqja e tyre do të rindezë konfliktin e armatosur mes Moldavisë dhe separatistëve prorusë të Transnistrias.

Sheriff Tiraspol u themelua në vitin 1997. Pronar është oligarku Viktor Gushan, ish-oficer i KGB-së dhe i afërt me Kremlinin dhe elitën separatiste të Transnistrias. Ai kontrollon biznese në rajon, që nga supermarketet, karburantet, tekstile, komunikimi e deri së fundmi kriptovalutat.

Konsiderohet si një biznesmen i suksesshëm në tre dekadat e fundit pasi shtriu aktivitetin e telekomunikacionit edhe në Ukrainë me kompaninë Interdnestrcom, që sipas shërbimeve sekrete moldave spiunonte për llogari të Rusisë. Në 2015, e njëjta kompani u lejua që të operojë në Krimenë e aneksuar nga Moska.

“Viktor Gushan është një ish-ushtarak i KGB-së me një pasaportë ruse. Është një mbështetës i flakë i idesë së Botës Ruse, me Transnistrian si një prej qendrave të saj. Klubi i futbollit është një formë veprimi e dizenjuar për të promovuar marrëdhëniet mes Transnistrias dhe Rusisë. Sheriff është një konglomerat që de facto kontrollon gjithë rajonin, ndonjëherë quhet edhe Republika e Sheriffit”, thotë Mihai Isac, një ekspert moldav i politikës.

Në fakt, lojtarët e klubit marrin shpesh pjesë në ceremonitë publike të manifestimit të forcës nga ana e trupave ruse dhe e separatistëve të lidhura me to.

“Për këtë arsye, suksesi i klubit në arenën ndërkombëtare është një formë e mirë marketingu për t’i dhënë një tjetër impuls ambicieve e objektivave të vërteta që qëndrojnë pas futbollit”, deklaron Isac.

Next Post
Dëshmia e shefit të krimeve: Aldi na qëlloi direkt, përfunduam në kanal

Dëshmia e shefit të krimeve: Aldi na qëlloi direkt, përfunduam në kanal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In