Sipas një hulumtimi që ka bërë gazeta Blic, skuadra katalunase Barcelona është skuadra me e pelqyer në rrjetin social Facebook.
Skuadra e cila ne mesin e saj ka disa nga lojtarët me të mirë në botë ka mbi 93-të milionë ndjekës në këtë rrjetë social.
Në vendin e dytë është rivali i saj i përbetuar Real Madrid me rreth 90-të milionë ndjekës, në pozitën e tretë është gjigandi anglez Manchester United me 69-të milionë ndjekes, në pozitën e katër është klubi londinez Chelsea me 45-të milionë.
Listën e përmbyll gjigandi gjerman Bayern Munich, i cili pelqehet nga rreth 37-të milione persona në Facebook./ a.k