Lajme të mira për Real Madridin vijnë nga infermieria, pasi Gareth Bale mund të kthehet të luajë shumë shpejt.
Uellsiani po cilësohet si një blerje e afatit të janarit te madrilienët, pasi mungon që nga ndeshja në Ligën e Kampionëve kundër Sportingut, më 22 nëntor të vitit të shkuar.
“Los Blancos” po mendojnë që ta kenë sulmuesin të gatshëm, në ndeshjen që Reali e zhvillon në Santiago Bernabeu kundër Espanyol-it, më 18 shkurt.
Tekniku francez Zinedine Zidane, ka marrë lajme të mira edhe sa i përket dyshes së mbrojtjes, Marcelo dhe Carvajal.
Dyshja e krahëve të mbrojtjes te Reali, priten të kthehen në duelin e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, më 15 shkurt, përgatiti Express. (b.an)










