• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Real del i pari, PSG feston në shtëpinë e Ibrahimovic

by Java News
25/11/2015 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri Rafa Benitez, pasi ka marrë besimin e drejtuesve të Real Madrid mund të krenohet me sigurinë e vendit të parë në Grupin A. Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë ndaj Shakhtar duke shënuar me portën e boshatisur, me një goditje të saktë me kokë. Portugezi nuk kishte shënuar në dy ndeshjet e fundit, asnjëherë nuk ka mbushur tre ndeshje radhazi pa shënuar gol.

Në pjesën e dytë, Luca Modric shënoi golin e dytë për Realin, ndërsa shifrat shkuan 0-3 vetëm 120 sekonda më vonë kur Carvajal shënoi një gol të mrekullueshëm me të majtën. Cristiano Ronaldo shënoi edhe golin e katërt duke kompletuar “pokerin” e Realit. “CR7”, me tetë gola, është golashënuesi më i mirë i këtij edicioni të Champions League.

Shakhtar e bëri më “të ëmbël” humbjen duke shënuar tre gola në 13 minutat e fundit. Teixeira gjeti golin me penallti, ndërsa braziliani tjetër Dentinho shënoi me gjoks, me portën e boshatisur. Aktivizimi i Tyson e shtoi rrezikshmërinë e vendasve, që shënuan edhe golin e tretë me anë të Teixeira, por nuk arritën t’i prishin festën Realit që ka fituar katër dhe barazuar një nga pesë ndeshjet e luajtura.

ë ndeshjen e rikthimit të Ibrahimovic në shtëpi, Parisi shënoi vetëm pas tre minutash lojë. Van Der Wiel krosoi nga e djathta dhe Rabiot shënoi me kokë. Në minutën e 14-të, me një depërtim në zonë, Di Maria shënoi golin e dytë, pas pasimit të marrë nga Matuidi. Ky ishte goli numër 7000 në historinë e Champions League.

Në minutën e pestë të pjesës së dytë, Ibrahimovic shënoi golin e tretë për ekipin francez, të parin për të në Champions League në vitin 2015, por nuk festoi, si shenjë respekti për ish-tifozët e tij. Ibrahimovic nuk shënonte prej 680 minuta, “agjërimi” i tij më i madh në karrierë në veprimtarinë elitare.

Kur u mbush një orë lojë, kampionët e Suedisë fituan një 11-metërsh, por Rosenberg e shpërdori duke goditur shtyllën. Ndërkohë, Parisi shënoi golin e katër me Di Marian, pas një “shpikje” të Maxwell. Tetë minuta para fundit të ndeshjes skuadra e Blanc kompletoi “shuplakën” me golin e shënuar nga braziliani Lucas Silva. (telesport)

Next Post

Juventus kualifikohet dhe merr kreun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In