• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reaguan ndaj lidhjes intime të vajzës së tyre që ishte e martuar, lihen në burg familjarët që morën peng të dashurin në Sarandë

by Java News
23/01/2023 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alfred Ndoj 44-vjeç, dy djemtë e tij Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj si dhë vëllai i tij Pjetër Ndoj janë lënë në burg nga gjykata e Sarandës, pasi dyshohet se përplasën me makinë dhe morën peng duke e dhunuar e më pas lënë pa ndjenja në mes të rrugës Gentian Omerin. Në kërkim për ngjarjen është edhe vëllai i Pjetrit dhe Astritit, Alfred Ndoj, 39 vjeç.

Sipas avokatit mbrojtës, të arrestuarit nuk kanë patur pretendime dhe nuk kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorit për arrest. Të burgosurit do të transferohen drejt burgut të Bënçës pas mbylljes së paraburgimit në Sarandë.

Si ndodhi ngjarja?

Ngacmimi dhe lidhja intime me një grua të martuar dyshohet se u bë shkak për marrjen peng dhe ushtrimin e dhunës për 3 orë ndaj 39-vjeçarit Gentian Omeri. Rreth orës 01:00 të mesnatës së 19 janarit u sulmua me makinë teksa po udhëtonte nga Konispoli drejt Tiranës. Ishte Astrit Ndoj bashkë me 2 vëllezërit e me 2 djemtë e tij që morën peng Gentian Omerin, i cili dyshohet se i ngacmonte të bijën dhe kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me të. Ajo nuk ia ka dalë ta fshehë aq mirë historinë që kishte nisur me Omerin pasi ishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe 2 xhaxhallarët, njëri prej të cilëve ( Alfred Ndoj) është në kërkim ndërsa të tjerët u arrestuan.

Mesnatën e 19 janarit, Astrit Ndoj i përplasi makinën Gentian Omerit që ta nxirrte nga rruga dhe ta merrte peng ndërsa shoqërohej nga Pjetër Ndoj, Aleksandër Ndoj, Anton Ndoj dhe Alfred Ndoj. Mjeti i Omerit përfundoi në kanal ndërsa 5 të afërmit e nxorën me forcë dhe e futën me dhunë në bagazhin e makinës me të cilën po lëviznin. Destinacioni ku kishin planifikuar ta çonin ishte fshati Xarë, ku e plagosën rëndë për ngacmimin ndaj gruas së martuar dhe e lanë pa ndjenja në rrugë me dhëmbë dhe gishtërinj të thyer.

Ishte një telefonatë në polici që bëri të mundur vënien në lëvizje të forcave blu, të cilët gjetnë në rrugë 39-vjecarin dhe e dërguan me urgjencë në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor. 3 orë më vonë u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar, të cilët nuk i rezistuan arrestimit por ngritën duart lart sapo panë forcat blu. Operacioni u zhvillua nga Forca Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës./m.j

Next Post
Azili në Kavajë përfshihet nga flakët, lëndohet një e moshuar, dyshohet se zjarri…!

Azili në Kavajë përfshihet nga flakët, lëndohet një e moshuar, dyshohet se zjarri…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com