• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon Zotkaj: Prokurori televiziv qesharak! Dënimin në diktaturë kur isha i mitur e deklarova

by Java News
16/03/2017 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. Zotkaj shprehet se akuzat janë politike, ndërsa kërkesën e Kryeprokurorit Llalla e cilëson si qesharake, ndërsa thotë se dënimin në kohën e diktaturës e ka deklaruar.

“Prokuroria ka thuajse një vit që kërkon në gjithë botën për mua e nuk gjen asnjë fakt, qoftë edhe minimal, e konsideroj qesharake kërkesën e prokurorit televiziv, jo ligjor, për të më ndërprerë mandatin për një gjobë 200 lekëshe, me të cilën jam dënuar si i mitur nën diktaturë.

Dua te sqaroj se këtë dënim e kam deklaruar vete në KQZ ashtu si dhe 19 deputet të tjerë, si Sali berisha, Ristani , Ndoka etj ,pa ma kërkuar ky institucion apo dhe vete prokuroria” deklaroi ai.

Por, prokuroria thekson se njeh vetëm formularin që është dorëzuar brenda afateve dhe jo atë jashtë datës së përcaktuar, kur kryebashkiaku thotë se e ka deklaruar dënimin.

Megjithatë ai vazhdon më tej duke deklaruar se “nuk fshihem dhe do përballem publikisht e ligjërisht me këtë krim po aq ordiner sa ordiner është i akuzuari i prokurorisë që është blerë në këtë përpjekje kriminale“.

Adriatik Zotkaj mbyll reagimin e tij duke thënë se përgjigjen  më të mirë ata që më akuzojnë do ta marrin në 18 Qershor me fitoren e PS dhe Edi Ramen .

Prokuroria kërkoi pak ditë më parë nga KQZ që Tërmet Pecit të Tepelenës dhe Adriatik Zotkajt të Poliçanit t’u hiqet mandati, pasi nuk kanë deklaruar dënimet.

Deklarata e plotë e Adriatik Zotkajt
jam zgjedhur kryetar I bashkise se ketij qyteti per kater mandate rresht; populli ka votuar lirisht, madje kur ne pushtet nuk ka qene Partia ime, partia socialiste por partia demokratike, sali berisha .

Qytetaret me kane zgjedhur per punen, sherbimin tim ndaj tyre. E kane patur te thjeshte te ishin me pushtetin, pra me qeverine, por, me zgjodhen mua dhe une, me shpirt e pasion, pune te perditshme kam bere gjithcka per te ndryshuar jeten e jetesen e tyre me ndihmen e Edi Rames .

Nisur nga ky fakt, deklaroj publikisht dhe mbaj pergjegjesi per kete, une nuk kam lidhje e as kam konsumuar kurre, vepra penale, krime nga ata qe listohen ne ligjin e Dekriminalizimit. Po e perseris, asnje krim e asnje lidhje me ndonje krim.

Pikerisht se eshte keshtu, por edhe per faktin se Prokuroria ka thuajse nje vit qe kerkon ne gjithe boten per mua e nuk gjen asnje fakt, qofte edhe minimal, e konsideroj qesharake kerkesen e prokurorit televiziv, jo ligjor, per te me nderprere mandatin per nje gjobe 200 lekeshe, me te cilen jam denuar si I mitur nen diktature. Dua te sqaroj se kete denim e kam deklaruar vete ne Kqz ashtu si dhe 19 deputet te tjere, si Sali berisha, Ristani , Ndoka etj ,pa ma kerkuar ky institucion apo dhe vete prokuroria.

Dokumentat jane ligjore dhe jane ne Kqz, kerkund tjeter. Cdo perpjekje tjeter, nxitur nga prokuroria politike e Shqiperise, duke perdorur kriminele ordinere, eshte krim me vete, ska lidhje fare me mua, por vetem per qellime elektorale .

Une jam njohur nga media me kete perpjekje te re, te ulet e kriminale ,nuk fshihem dhe do perballem publikisht e ligjerisht me kete krim po aq ordiner sa ordiner eshte I akuzuari I prokurorise qe eshte blere ne kete perpjekje kriminale.

Tashmè jam mesuar ,qè nè çdo fushatè elektorale tmè bèjnè kriminel ,mè pas çdo gjè harrohet sikur ska ndodh kurrè .!
Per tè gjithè ata qe mundohen tè baltosin figuren time ju them se ;

Pergjigjen  mè tè mirè do ta merrni ne 18 Qershor me fitoren e Ps dhe Edi Ramen .

ma.me
Next Post

Prangoset Përparim Voda, ishte në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

August 7, 2026
Zjarri në Plan të Matit shkrumbon 3 shtëpi, rrezikohen dhe dy të tjera, zbulohet shkaku i dyshuar!

Zjarri në Plan të Matit shkrumbon 3 shtëpi, rrezikohen dhe dy të tjera, zbulohet shkaku i dyshuar!

August 7, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

August 7, 2026
Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të Durrësi!

Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të Durrësi!

August 7, 2026
Polemikat për ndeshjen Juventus- Real, reagon FIFA me një propozim

UEFA e do të shkarkuar, por Infantino merr edhe mbështetjen e Konfederatës Afrikane të Futbollit: Ka bërë shumë për sportin tonë!

August 7, 2026
Gjermania në alarm, dronë të dyshimtë fluturojnë mbi kampin ushtarak të sistemit kundërajror “Patriot”!

Gjermania në alarm, dronë të dyshimtë fluturojnë mbi kampin ushtarak të sistemit kundërajror “Patriot”!

August 7, 2026
VIDEO / Urimi gazmor i Atalantës për ditëlindjen e Gjimshitit: “Kur dhuratat t’i bën ai që ka festën’

Rrogë ‘sheikësh’, Gjimshiti do bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptare pas transferimit në Arabinë Saudite!

August 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Shikoni kush nuk reagon ndaj Rregullores Bani, për të kuptuar pushtetin e frikës së drejtësisë së re

August 7, 2026
Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit shtyhet për nesër, shkelet dhe Kushtetuta!

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit shtyhet për nesër, shkelet dhe Kushtetuta!

August 7, 2026
Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com