Ish-kryebashkiaku i Kamzës ka thyer heshtjen pasi braktisi zyrën e tij.
Xhelal Mziu shkruan se Bashkia u vodh me forcë nga socialistët ndërsa akuzon edhe shefin e komisariatit.
“Vidhet forcerisht nga Socialistet, institucioni i Bashkise Kamez.
Ne oren 16.05 minuta Keshilltaret qe u betuan se do te japin kontributin e tyre per te miratuar vendime te rendesishme per qytetaret e Kamzes, te ndihmuar nga militantet e Partise Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr.5 Sali Skura dhe ndihmesit e Tij thyen xhamat e deres se jashtme dhe duke shperthyer ate me force duke treguar se me cfare qeverisje lokale do te perfaqesohet qyteti i Kamzes” – shkruan Mziu pak minuta pasi Rakip Suli hyri në zyrë.
/a.r