• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon Visar Zhiti: Nishani më akuzon me letra anonime siç bënte Enver Hoxha

by A R
23/03/2017 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Vatikan, Visar Zhiti, në një intervistë për “GSH” reagon pas deklaratës së presidentit Bujar Nishani, se një ish-i përndjekur e akuzon shkrimtarin e ish-ministrin si bashkëpunëtor të administratës së burgut të Spaçit në vitet 1982-1983. Atë kohë, vetë Zhiti ka qenë në burg.

Në përgjigjet të pyetjeve, ai përgjigjet se: “Unë nuk e di kush është i përndjekuri P.V. Atë duhet ta dijë presidenti. Nuk kam spiunuar të burgosurit, kam refuzuar dhe ka një dokument të bërë publik për këtë. Me administratën e burgut kam pasur atë marrëdhënie që kishte një i burgosur me administratën e burgut dhe me komandën. Madje kam punuar si skllav”, tha Zhiti.

Ditën e mërkurë, në një intervistë për “Panoramën”, presidenti i vendit, Bujar Nishani thoshte se “kur u bë publik propozimi i kryeministrit Rama për të emëruar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, unë mora mesazhe dhe dëshmi nga ish-i përndjekuri politik P.V., i cili e akuzonte Zhitin si bashkëpunëtor të administratës së burgut të Spaçit”.

Ky reagim i Nishanit vjen pas një reagimi të Visar Zhitit në “GSH”, ku ai publikoi edhe një poezi dhe e kritikoi Nishanin pas dekretimit të ministrit Fatmir Xhafaj. “(Presidenti) flet për diktaturën e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet për të persekutuarit, kur vetë është persekutor, edhe pse i paaftë”, thoshte Zhiti më 20 mars. Ndërsa, në intervistën e tij të sotme për “GSH” thotë se “një president duhet të jetë i përgjegjshëm kur flet për qytetarët e vendit të tij, sidomos kur janë të persekutuar nga regjimi ku ai ishte ushtarak i tij i zellshëm. E përsëris, unë pata fatin dhe fuqinë që ta refuzoj bashkëpunimin me të keqen, por presidenti nuk duhet të flasë si kafeneve apo studiove klanore, e porosis të ketë kujdes, se një herë i shtypën njerëzit, i thyen, i bënë vegla të tyre dhe tani ua përflasin – u bëjnë shantazh e i shpërdorojnë”.

Në shkurt të vitit 2015, presidenti Nishani refuzoi kandidaturën e Zhitit si ambasador në Vatikan, sipas propozimit të kryeministrit Edi Rama, kur Zhiti megjithatë shkoi, por si i ngarkuar me punë. Pas dy vitesh, debati rihapet.

Më poshtë pjesa e parë e intervistës së shkrimtarit, poetit, ish-ministrit e diplomatit, Visar Zhiti.

– E njihni ish-të përndjekurin P.V., që i ka shkruar presidentit duke ju akuzuar ju si bashkëpunëtor të administratës së burgut të Spaçit në vitet 1982-1983 në procese të ridënimit të të burgosurve?

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj dhe shqetësimin qytetar që shfaqni. Me rëndësi për Shqipërinë, mendoj, do të kishte pyetja nëse e njohim presidentin. Presidentin, për fat të keq, e njoh, “të përndjekurin P.V.” s’kam si ta njoh, është pa emër, e njeh presidenti, për fat të mirë. Por presidenti i ka të gjitha strukturat dhe mekanizmat, dhe institucionet, dhe dosjet, dhe kanalet e fshehta e të pafshehta, bashkëpunëtorët, televizionet, gazetat, deputetët, partitë, burgjet, vrasësit profesionistë, të kaluarën e tij, etj., etj. dhe s’ka pse flet me “letra nga populli” apo kundërpopulli, apo të spiunëve të dikurshëm, ashtu siç bënte diktatori Enver Hoxha, më saktë si karikaturë e tij. Të flasë me prova, dokumente, institucionalisht.

Deri më tani unë kam folur për të si qytetar dhe në këtë kuptim kam të drejta më shumë, madje edhe të zemërohem. Po ai është presidenti i vetëm në botë, kryeqytetari i parë i vendit, që flet kundër qytetarit të vendit të tij pa asnjë provë e dokument, por me zemërim e shpifje. Dhe më ka dekoruar dikur. Ia kam refuzuar, por e mora për të mos vënë në vështirësi bashkëvuajtësin tim, zotin Amik Kasoruho, që punonte në Presidencë dhe më propozoi. E konsideroi si akt të tij, kam dashur ta kthej, por nuk e kam gjetur ku e kisha hedhur. Ndërkohë më ka dekretuar dhe si ministër… Natyrisht, ky ishte vendim i kryeministrit të atëhershëm, zotit Berisha, marrëdhëniet me të cilin ishin korrekte dhe institucionale, kurse në planin njerëzor mjaft të mira. Po kështu, edhe me kryeministrin e tanishëm, z. Edi Rama. Dua të them se si qytetar dua t’i shërbej vendin, kohës sime, në mirëkuptim, në bashkëpunim të gjerë dhe me paqe.

– Pse vjen kjo akuzë?

Nga kush? Nga presidenti apo “P.V”? Nuk duhet t’i përgjigjem unë kësaj pyetjeje, por presidenti dhe “P.V”-ja e tij. Presidenti e ka zbuluar, ka interesa vetjake, aspak parimore e instuticionale, interesa, që mbase një veting do t’i nxjerrë, mua më çoi fati a rasti që të jem atje ku nuk i duhej interesave të tij, por jo vendit. Po pse më akuzon “P.V” e presidenti, e përsëris, s’e di kush është dhe s’e njoh. Do të më pëlqente të flisnim për punën dhe arritjet dhe si mund të bëheshin mjaft gjëra më mirë…

– Cila ka qenë marrëdhënia juaj me administratën e burgut të Spaçit në vitet 1982-1983?

Si e një të burgosuri me administratën e burgut dhe me komandën. Shtoj se edhe atje bëj pjesë në të burgosurit e persekutuar, pa asnjë privilegj, edhe pse ishin aq mjeranë në burg. Kam punuar si skllav në punërat më të rënda që mund të bëjë një i burgosur, nëntokë, në minierë, në atë që quhet Zona e Dytë. Jam plagosur disa herë, kërcënuar, tani kam gjetur se jam spiunuar edhe atje kur flisja kundër, ndërkohë kisha miq me moral të lartë, heronj.

Poezitë që kam shkruar fshehurazi në burg, për të cilat edhe mund të pushkatoheshe, m’i kanë ruajtur edhe ata, duke rrezikuar kokën. Jam krenar për miq të tillë, heronj, që jo vetëm nuk më denoncuan, por përkundrazi më mbrojtën. Arrita t’i nxjerr nga burgu poezitë e mia, janë dëshmi autentike, ende… dhe ja shpërblimi që na jep Presidenti i Republikës, koleg me oficerët e burgut, por që s’ishin si ai, mes të cilëve kishte dhe korrektë, edhe njerëzorë, etj., etj. I kam treguar të gjitha te dy burgologjitë e mia, me emra të vërtetë, persekutorë e të nëpërkëmbur, qëndrestarë dhe martirë. Por të kthehemi tek pyetja: me administratën e burgut jo vetëm që nuk kam qenë bashkëpunëtor, por i përndjekur i tyre, me njerëzit atje, qofshin edhe me të këqijtë, kam pasur marrëdhënie dhembshurie, rrija edhe me priftërinjtë, kam marrë mësime prej tyre./GSH

Next Post
“Rama do përfundojë si Duçja”/ Shkrimtari i kundërpërgjigjet Bashës: Ke lexuar mbrapsht mesazhin tim…

Lidhje me komunizmin? Plasari: Për përrallëzat që shfaqen kur nuk ndërhyjnë dot në debatin politik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatë shpërthime të forta dhe sirena për sulme ajrore në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)

Shtatë shpërthime të forta dhe sirena për sulme ajrore në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)

January 3, 2026
Rama: Mbi 100 mijë persona në 2025 vizituan Muzeu Ikonografik të Beratit

Rama: Mbi 100 mijë persona në 2025 vizituan Muzeu Ikonografik të Beratit

January 3, 2026
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

January 3, 2026
“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

January 3, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Elbasan, në kërkim për kultivim narkotikësh/ Arrestohet 34 vjeçari, do ekstradohet në Kosovë

January 3, 2026
Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

January 3, 2026
“TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme?

“TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme?

January 3, 2026
Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

January 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi për sot, çfarë kanë parashikuar yjet? “Mos u nxitoni të investoni në projekte të reja…”

January 3, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Zvicër, zjarri me 47 viktima, flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve/ Ja si nata e Vitit të Ri u kthye në tragjedinë e parë të 2026

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com