Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar dy familjet që pranuan të bashkëpunojnë dhe të lirojnë vet objektet e ndërtuara pa leje duke i hapur rrugë kështu projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe, njofton Bashkia e Tiranës.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, duke iu referuar rastit të Bajram Nelajt, Veliaj thekson se ai është demonstrimi më i mirë i të gjithë atyre që duke përfituar nga mungesa e reagimit të institucioneve ka ndërtuar pa leje duke zaptuar prona të të tjerëve.
“Rasti i zyrtarit të kthimit të pronave të PD që pasi vodhi pronë e ndërtoi pa leje 4 njësi për t’i dhënë me qera – shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve”, shkruan Veliaj.
Sipas mediave, Bajram Nelaj gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ka punuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe ndërtesën në afërsi të Doganës e kishte ndërtuar në vitin 1997, pa mundur ta legalizonte asnjëherë pasi ishte ndërtuar në Gjurmën e Unazës.
/A.Rada










