Pas kritikave shumë të ashpëra të Barack Obama ndaj Donald Trump nuk vonon përgjigja e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë duke replikuar se “çifti Barack Obama-Hillary Clinton i ka dorëzuar Irakun, Libinë dhe Sirinë ISIS-it”.
“Na kanë turpëruar jashtë vendit dhe kanë tradhëtuar sigurinë tonë. Obama dhe Hillary kanë pritur vazhdimisht migrantë që më pas kanë dalë të lidhur me terrorizmin”, vazhdon Trump.
“Barack Obama ka qenë një dështim gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë”, shton manjati amerikan.
Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar për kanalin televiziv Foc News se “Obama ka qenë i dobët dhe inefikas, ndoshta presidenti më i keq në historinë e vendit”.