• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reagon tregtari: Ja e vërteta për 4 mjetet e blinduara në garazhin tim

by A R
04/10/2017 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtari i automjeteve të blinduara Ergys Hoxha ka reaguar pas lajmit të “Shqiptarja.com” se tre automjetet e blinduara, të gjetura në garazhin e kompleksit “Kika” në Tiranë, janë në pronësi të tij. Në një komunikim që pati me gazetën “Shqipëtarja.com” Hoxha tha se automjetet kanë qënë në garazhin në pronësi të tij, por nuk janë të regjistruara në emrin e tij.

‘Blind-at pronë të distributorit gjerman’
Sipas tregtarit Hoxha, makinat i përkasin dhe janë në pronësi të distributorit gjerman, ku ai është i punësuar prej shumë vitesh si agjent shitjesh në Shqipëri dhe zonën e Ballkanit. “…Po, makinat kanë qënë në garazhin tim të parkuara. Unë kam qënë vetë personi që i ka çuar në Polici, pasi jam thirur nga Policia, duke më thënë se duhet të verifikonin makinat për shkak se kishin dyshime lidhur me atë se kush i përdor këto automjete, nga i gjejnë paratë këta persona që i përdorin, etj si këto. I kam marrë makinat dhe i kam çuar vetë në Polici…” – deklaron Hoxha.

Tregtari shton se makinat janë të rregullta dhe s’ka asnjë dyshim për trafikim apo pastrim parash, duke shtuar se gjithçka ka qënë një show i Policisë së Tiranës, për të bërë zhurmë mediatike. “… Janë me leje hyrjeje, me taksa të paguara dhe me të gjitha letrat në rregull. Ne po kërkojmë që të na kthehen”.
Por burime pranë Prokurorisë së Tiranës thonë se çështja e automjeteve në fjalë po hetohet në disa drejtime, përfshirë këtë dhe mospagimin e taksave.

Shullazi
Ergys Hoxha pohon për “Shqiptarja.com” se s’ka asnjë lidhje me Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij. “Unë nuk kam lidhje fare me Shullazin dhe këtë person nuk e kam takuar ndonjëherë dhe as personat e tjerë nuk i njoh. Nuk i kam dhënë dhe as i kam shitur asnjë makinë të blinduar këtij personi”, thotë Hoxha. Duke shtuar se gjithçka është një spekulim, që kërkon të përbaltë emrin dhe imazhin e tij. “Me makinat unë punoj, duke kryer shërbime edhe për qeverinë shqiptare dhe deri tek anëtarët e aleancës së NATO-s… Automjetet kanë qënë pa targa, për shkak se ua kam hequr vetë. Pasi mund të m’i vjedhin dhe kam frikë se i përdorin në ndonjë ngjarje kriminale”- pohoi Hoxha.

“E vërteta e ‘Audi’-t të Ervin Dalipajt”
Sipas tij, ai shet automjete në gjithë Shqipërinë dhe shpesh herë nuk bën kontrata noteriale, për shkak se personat që shfaqin interes i marrin fillimisht në përdorim disaditor, për t’i provuar nga gjëndja motorike dhe elektronike. Hoxha thotë se i tillë ka qënë edhe rasti i “Audi-t”, ku mbeti i vrarë shtetasi Ervin Dalipaj (të cilin nuk e njihte) dhe Juxhin Dauti në muajin prill 2017. Sipas tij, makinën ai ia kishte dhënë Dautit, me të cilin kishte krijuar një njohje prej dy muajsh. Ai i kishte pohuar se donte ta blinte automjetin dhe se duhej patjetër ta shikonte për gjëndjen motorike.

“Ja kam dhënë makinën ta shihte. Një ditë para ngjarjes më tha ‘jam gati ta blej, sa t’i shoh edhe disa gjëra dhe jam OK për ta marrë’. Unë jap makina dhe nuk jap armë, ndodh çfarë ndodh, është ai tjetri në timon” – thotë Hoxha për “Shqiptarja.com”.

Momentalisht “Audi”, i dëmtuar nga plumbat dhe dalja nga rruga, vijon të jetë i bllokuar nga Policia, për shkak se është provë materiale. Gjithmonë sipas tij, e njëjta situatë ka qënë edhe me makinën që ia kishte dhënë Elton Çiços, i cili mbeti i vrarë më 1 maj 2016 tek bar “De Niro” në Tiranë. /Shqiptarja

Next Post
Akuzat e PD, reagon deputeti i PS: Shpifje! Nuk kam dalë kurrë jashtë shtetit!

Akuzat e PD, reagon deputeti i PS: Shpifje! Nuk kam dalë kurrë jashtë shtetit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In