Ditën e sotme në mediet online u përhap me shpejtësi një video, ku kreu i PD Lulzim Basha ndodhej në aeroportin e Rinasit, ndërsa pranë tij ishte i ulur edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Një ditë pas protestës, Basha u nis për në Vjenë, ashtu sikurse ishte lajmëruar për të të qenë pjesë e Asamblesë së OSBE-së.
Ndërkohë, në videon e publikuar tërhoqi vëmendje prania e Berishës krah Bashës. Lidhur me këtë, Shkëlzen Berisha thotë për Newsbomb.al se takimi me Bashën në aeroport ishte krej rastësor.