• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagon PS: Basha nuk ka hallin e shqiptarëve, por interesat politike të PD

by
23/04/2015 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha nga qyteti i Fierit se rreth 1000 familje nga Cakrani kanë emigruar për shkak të kushteve të vështira të jetës dhe papunësisë së lartë, ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp Partia Socialiste  me anë të deputetes Blerina Gjylameti.

Gjylameti thotë se Basha nuk ka hallin e shqiptarëve, por i shfrytëzon ata për interesat politike të Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha nuk ka hallin e shqiptarëve, por i shfrytëzon ata për interesat politike të Partisë Demokratike. Një politikan i përgjegjshëm sot duhet të qetësonte qytetarët, por Lulzim Basha i ka tradhtuar qytetarët, ndaj tenton të nxisë destabilitet përmes retorikës që synon të nxisë largimin e sa më shumë njerëzve nga vendi.

Kjo retorikë e Lulzim Bashës nuk i shërben Shqipërisë dhe as nuk ndihmon shqiptarët.

Nga ana tjetër Gjylameti i rijukton qytetarëve se Lulzim Basha nuk mbajti asnjë nga premtimet e bëra në 2011 e për këtë arsye i trembur nga vota qytetare nuk rikandidoi për bashkinë e Tiranës

“Është për të ardhur keq Kryetari i Bashkisë së Tiranës që për 4 vjet tradhtoi qytetarët dhe nuk mbajti asnjë premtim, sot gjen kurajën për të bërë fushatë, e për më tepër të bëjë fushatë me një temë kaq antikombëtare.

Nuk flet për rrugët e pandriçuara dhe plot gropa në Tiranë që në katër vitet e fundit nuk e kanë ndjerë dorën e Bashkisë dhe sot i bëjnë qytetarët e pasigurtë. Nuk flet për premtimet e pambajtura për më shumë punësim, më shumë parqe, për tramin e Tiranës që është vetëm në ëndrrat e Lulzim Bashës.

Tashmë që Lulzim Basha u tërhoq i trembur nga rikandidimi, çdo shqiptar e ka marrë vesh se edhe vetë Lulzim Basha nuk i beson premtimeve që bën.

Është paaftësia e Lulzim Bashës në çdo detyrë që ka patur arsyeja pse ai ndërron kaq shpesh pozicione. Duke mos ditur të bëjë asgjë, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të tentojë diçka të re, pasi nuk ka asnjë shans të përballet me ndonjë arritje në detyrat e mëparshme.”

Sa i përket ikjeve nga vendi Gjylameti u shpreh:

“Sa i përket rastit në fjalë, shifrat e institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë tregojnë se situata është nën kontroll dhe një përmirësim i dukshëm është ndjerë dita ditës sa i takon çështjes së largimeve.”, mbyll dekratën e saj deputetja socialiste.

 

Next Post

Rezarta dedikim nga burgu për Ermal Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

June 25, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Më shumë hapësira publike dhe shërbime pa pagesë për pushuesit”, Rama publikon pamje nga Ksamili

June 25, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës

June 25, 2026
Sinjale për dhunë sot në protestë! Një nga organizatorët e tubimit: Po pash makina policie, do ja thyej xhamat

Sinjale për dhunë sot në protestë! Një nga organizatorët e tubimit: Po pash makina policie, do ja thyej xhamat

June 25, 2026
Faleminderit që protestoni!

Faleminderit që protestoni!

June 25, 2026
“O gjakprishur, shërbëtor i Iranit, hajde njëherë në Shqipëri”, Balla përplasje në distancë me historianin pas paralajmërimit për padi

“O gjakprishur, shërbëtor i Iranit, hajde njëherë në Shqipëri”, Balla përplasje në distancë me historianin pas paralajmërimit për padi

June 25, 2026
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

Kundër establishmentit, jo kundër SHBA-së!

June 25, 2026
Konferenca dy ditore për Ukrainën, Von der Leyen zhbllokon 3 miliardë euro për Kievin

Konferenca dy ditore për Ukrainën, Von der Leyen zhbllokon 3 miliardë euro për Kievin

June 25, 2026
“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqipëri

“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqipëri

June 25, 2026

A është rrëzimi i Edi Ramës një çeshtje e Preshevës, Prishtinës apo Shkupit?

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In