Piro Lutaj ka reaguar pas publikimit të një fotoje nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ku shfaqet ai dhe deputetët socialiste, Pjerin Ndreu e Xhemal Qefalia, së bashku me ish kolegun e tyre, Arben Ndoka
Zhupa thotë se po përgatiten për zgjedhjet e radhës me ‘ekspertin zgjedhor’ Arben Ndoka.
Ajo shtoi se Rama nuk heq dorë dhe ka nisur t’i thërrasë kriminelët, edhe pse dekriminalizimi ia nxori jashtë sistemit.
Pas këtij lajmi ka reaguar Piro Lutaj
“Hajde lajm, hajde!!
Nesër do pyes ndonjë gazetar nëse postimi i zëdhënësees së PD për një kafe mes miqsh, konsiderohet lajm!
Gjithësesi, ky tekst i postuar nga kjo çupa, tregon nivelin bastard të politikës, nga PD-ja e LuStraSagri etj etj!!
Me këtë çupën, hë për hë nuk merrem thjeshtë për arsye njerëzore”, shkruan ai.
a.ç