Drejtori i Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa, ka reaguar pas lajmit se ai është shkarkuar nga detyra.
Ai thotë se kjo është një lëvizje normale, pasi në polici, punonjësit herë ngrihen dhe herë ulen në detyrë.
“Po. është e vërtetë që do të largohem nga detyra që kam mbajtur.
Nuk është vendosur ende nëse do të jem në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pasi ende nuk ka një urdhër konkret apo një vendim për pozicionin e ri.
Jemi punonjës policie, herë do promovohemi dhe herë do ulemi në detyrë”, tha Çipa për “GSH”.
Ardian Çipa gjatë këtyre katër viteve ka mbajtur detyra të rëndësishme në polici, duke nisur nga posti i drejtorit të Policisë së Tiranës, deri tek detyra e fundit.