Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së procesit të votimit. Ai ka shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve teksa u bëri thirrje komisionerëve të sigurojnë që përmbushet vullneti i popullit.
“Dua t’i bëj një thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në proces, të sigurojnë që vullneiti i popullit të përmbushet. Shqiptarët kanë bërë një sakrificë duke dalë në temperatura të larta e ditë feste. Procesi vazhdon akoma. Sipas raportimeve tona nga strukturat e PD jam shumë optimist për fitoren”, deklaroi Basha./a.m.