Partia Demokratike ka reaguar gjatë emisionit të Sokol Ballës përmes një mesazhi telefonik. Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të ministrit Tahiri, PD tha se më 23 dhjetor 2015 ka qenë hera e fundit që kjo parti ka komunikuar me Shtetet të Bashkuara të Amerikës.
“Data 23 dhjetor është dita e fundit që Partia Demokratike ka komunikuar me SHBA-të për Byronë. Në këtë takim është dakortësuar që drafti i BKH duhet të reflektojë rekomandimin 90 të Komisionit të Venecias” – thuhet në reagimin e PD.