• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon PD e Bashës: Rishikim të Reformës Territoriale, t’i shërbejë interesit qytetar

by A R
07/01/2024 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja për pushtetin Vendor dhe Decentralizimin në Partinë Demokratike, Alfrida Marku Dedëgjonaj tha sot se qytetarët e 61 bashkive, edhe këtë vit, do të paguajnë më shumë taksa dhe tarifa vendore për shërbime të cilat vijojnë të mbeten vendnumëro dhe investime që nuk reflektojnë prioritetet e nuk i përgjigjen planeve afatgjata të zhvillimit.

Në një deklaratë për shtyp, Dedëgjonaj theksoi se “9 vite nga Reforma Administrative Territoriale, e njëanshme dhe aspak objektive, qytetarët vijojnë të përballen me sfida e vështirësi të paralajmëruara prej kohësh nga Partia Demokratike. Bashkitë kanë dështuar tu mundësojnë taksapaguesve shërbimet bazë vendore, përmirësimin e tyre, mbulimin e gjithë territorit dhe investimet e duhura. Buxhete vendore të pakonsultuara paraprakisht, e ndërkohë në Buxhetin e shtetit nuk adresohen në mënyrë të drejtë, problematikat e njëjta të bashkive të ndryshme”.

Dedëgjonaj tha se “investimet përqendrohen në qendrat e bashkive duke lënë në harresë zonat rurale. Zhvillimi tashmë i pakontrolluar urban, jashtë çdo standardi, investimet jocilësore dhe me kosto të pajustifikuar, ndërtimet masive, kanë bërë të pashmangshëm kaosin në qytetet e mëdha dhe zonat bregdetare, ku këto të fundit gradualisht po humbasin edhe identitetin. Raporti për frymë i hapësirave publike është deri 20 herë më i ulët se indikatorët. Furnizimi me ujë të pijshëm mbetet ende shumë larg zgjidhjes, edhe në zonat bregdetare, kur turizmi duhej të ishte vërtetë prioritet, ndërkohë rritja e tarifës së ujit të pijshëm në disa bashki, pa investime dhe për të mbuluar humbjet në rrjet, do të jetë një tjetër barrë e shtuar për familjet e bizneset”.

Sipas saj, bashkitë janë kthyer në institucione jo efiçente punësimi, me mbi 30% të të punësuarve të sektorit publik, dyfish krahasuar me pjesën më të madhe të vendeve të Rajonit. 87 milion euro do ti kushtojnë

“Bashkitë dhe qeverisja qendrore kanë dështuar së bashku në misionin e tyre për të përmirësuar jetën e qytetarëve, të cilët për shkak të mungesës së shërbimeve janë detyruar të braktisin zonat ku ata banojnë, apo të largohen përfundimisht nga vendi ynë”, tha Dedëgjonaj.

Deputetja Dedëgjonaj u shpreh se “rishikimi i Reformës Administrative e Territoriale, me ekspertizën më të mire dhe vullnet politik për ti shërbyer interesit qytetar dhe zhvillimit  për të bërë të mundur qartë Decentralizimin dhe Autonominë vendore, zhvillimin e qëndrueshëm rajonal, reduktimin e shpenzimeve administrative të paarsyeshme, fuqizimin e Bashkive si institucione që mundësojnë shërbime e investime bashkëkohore dhe kudo afër qytetarëve, është obligim ndaj tyre, taksapaguesve që duhet realizuar një orë e më parë e  për të cilin Partia Demokratike është e angazhuar dhe e vendosur për të ndjekur hapat e duhur e të domosdoshëm”.

/a.r

Next Post
Rama ndan shkrimin e “Mirror”: Jehonë thesareve turistike të Shqipërisë

Rama ndan shkrimin e “Mirror”: Jehonë thesareve turistike të Shqipërisë

Comments 1

  1. Derman Heqimi says:
    2 years ago

    Pirdh, pirdh, se lirohesh i thonë kësajë pune.
    Kur ishte koha, për të marrë pjesë në hartimin e ligjit për reformën teritoriale, bytha juaj (të gjithë krahët e PiDhisë), bojkotuat pjesëmarrjen.
    Tashti, hani mut sa të keni qejfë. Kjo gjë, do të ndodhë mbas nja 10 vjetëve, kohë që juve, historia përfundimisht ju ka çuar në plehrat e plehrave, ashtu siç jeni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In