• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reagon Nard Koka: Nuk habitem nëse shoqërohem sërish nga policia, ja motivet

by A R
31/03/2017 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leonard Koka, ndërmjetësuesi i marrëveshjes PS-LSI është mbajtur sot në Komisariatin e Durrësit për rreth 3 orë dhe më pas është njoftuar se ai akuzohet për ‘Kundërshtim të forcave të policisë’. Por në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala për “BalkanWeb”, Leonard Koka mohon kategorikisht këtë akuzë dhe madje hedh akuza të rëndë mbi Drejtorin e Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj.

Koka tha për “BalkanWeb” se ai është shoqëruar për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe medias nga trafiku i drogës.
“Unë nuk kam kundërshtuar asnjë punonjës policie. Dua të them që Perlat Çullhaj më ka shoqëruar vetëm për të tërhequr vëmendjen nga droga që ka kaluar në kufi. Ma ka bërë edhe një vit më parë. Sa herë kalojnë 2-3 tonë drogë në kufi më shoqërojnë mua për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Nuk habitem po të më shoqërojnë prapë”, deklaroi Koka për “BalkanWeb”.
Nard Koka përfundoi sot në polici pas ndalimit të djalit të tij për shkelje të kodit rrugor.
Djali i Leonard Kokës është ndaluar nga policia e qarkullimit rrugor rreth orës 13:30 në rrugën e Ish-kënetës të qytetit bregdetar.
Kjo, pasi sipas policisë Renald Koka ishte me shpejtësi tej normave dhe pa dokumentacionin e duhur. Djalit të Leonard Kokës iu hoq leja e drejtimit nga patrulla e qarkullimit. Pas kësaj Leonard Koka u shoqërua për të dalë rreth 3 orë më pas me akuzën e kundërshtimit të policisë.

Next Post
VIDEO/’Civilët’ arrestojnë 4 të rinj lezhjanë me 50 kg kanabis

VIDEO/'Civilët' arrestojnë 4 të rinj lezhjanë me 50 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com