Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot kundër asaj që e quajti presion policor ndaj gazetës “Koha Jonë”.
Në një konferencë për mediat, Rama tha se veprimi në fjalë është i dënueshëm dhe kryeministri Edi Rama duhet të distancohet.
Ai theksoi se format e ndryshme të presionit ndaj mediave, janë një kambanë alarmi për të gjitha mediat e tjera në vend. /b.d










