• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon LSI: Ambasadori Lu konfirmoi kauzën tonë

by A R
30/09/2017 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një mesazhi të fortë dhënë politikanëve shqiptar nga ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një takimi me fëmijë në Rrëshen, ka reaguar edhe LSI.

Lu dumke iu përgjigjur interesit të fëmijëve, ku nje nga shqetësimet e tyre ishte edhe mungesa që ta kanë për të përfituar librat falas, u dha atyre një përgjigje shumë të mirë që në të vërtetët tregon shumë për realitetin shqiptar.

“Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj. Dhe kur qeveria ju tregon se nuk mund ta përballojë atë, ju duhet të pyesni se si ata janë duke paguar për ndërtesat e tyre qeveritare, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre të huaj”, tha Lu gjatë takimit të sotëm.

Ndërkohë që pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i LSI-së, profesor Shezai Rrokaj.

Reagimi

Mesazhi i Donald Lu-së për arsimin falas konfirmon kauzën e LSI-së se tekstet shkollore ne arsimin parauniversitar duhet të jenë falas. Qeveria është në kushtet e cënimit të ligjit te arsimit parauniversitar, i cili në nenin 5, pika 2 sanksion se ‘Arsimi i detyrueshëm dhe ai i mesëm i lartë janë falas. Nga verifikimi zyrtar nëpërmjet kërkimit parlamentar rezulton se vende si: Franca, Gjermania, Italia, Greqia …, por edhe vendet si: Rumania, Serbia, Kroacia, Maqedonia e Kosova i kanë tekstet shkollore falas. Qeveria jonë trajton me tekste falas vetëm disa kategori vulnerabël, gjithsej 16, me një buxhet rreth 300 mijë lekë. Lidhur me sa paraqita më lart, dalin disa çështje me rëndësi për konceptin e Qeverisë për edukimin: Së pari, Qeveria shkel ligjin e parlamentit shqiptar. Arsim i detyrueshëm nuk do të thotë vetëm se individët e kësaj moshe duhet të ndjekin vitet e edukimit të përcaktuara në ligj por, në radhë të parë, se shteti detyrohet ta japë falas arsimimin nisur nga e drejta publike e edukimit të shoqërisë. Qeveria jonë këtë koncept e ka kuptuar si detyrim për ‘tē varfërit’.

Në fakt koncepti ‘Arsim i detyruar’ nuk ka lidhje me politikat e qeverisë ndaj shtresave në nevojë, por me vlerësimin dhe detyrimin e shtetit për edukimin shoqëror publik të individëve. Së dyti, dikur ne mbaheshim si i vetmi vend që dallonte për konseguencën ndaj idealeve absurde, por edhe sot pësëri ndryshe nga të tjerët. Vendi model për mungesën e vëmendjes ndaj arsimit. Së treti, a e dini se sa kushton afersisht gjithë kjo histori, pra që shteti të marrë përsipër tekstet: jo më shumë sesa 6-7 milionë euro. Shikoni ku katandiset shteti, ku lëvizin në xhepa miliona para droge, koncesionesh e tenderash fasadash apo makina luksoze e dieta udhëtimesh, siç shprehet ambasadori Lu. Fytyra e një shteti duket te rëndësia që merr arsimimi. Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për buxhetin e arsimit, i cili është fiksuar rreth 3% e PBB-së. Kjo çështje, si dhe mjaft të tjera do të jenë kali i betejës së LSi-se gjatë amendimit të këtij ligji. Nëse Qeveria hesht për kauza qytetare, atëherë qytetarët do të marrin vetë në dorë vendosjen e demokracisë. /b.d

Next Post
Projekti i sheshit, ja fati i lulishtes pas “Skënderbeut”

Projekti i sheshit, ja fati i lulishtes pas "Skënderbeut"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In