• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagon kompania e markimit të karburanteve: Qeveria nuk ka respektuar kontratën

by A R
15/12/2015 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania GFI që ka me konçesion markimin e karburanteve ka reaguar për herë të parë pas konfliktit me qeverinë shqiptare, i cili kulmoi me ndërprerjen e shërbimit dhe bllokimin njëditor të tregut. Përmes një njoftimi zyrtar GFI deklaron se u detyrua ta ndërpresë punën më datë 10 dhjetor për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga ana e autoriteteve shqiptare, përkatësisht Ministrisë së Financave, si kontraktuese e konçesionit.

GFI thotë se në kushtet e marrëveshjes konçesionare parashikohet edhe markimi i naftës bruto, por qeveria shqiptare nuk e ka respektuar këtë detyrim.Për rrjedhojë, kompania pretendon se që nga viti 2013 ka punuar vetëm me 30% të kapacitetit të planifikuar. Në njoftim, GFI pretendon se, me gjithë humbjet financiare gjatë këtyre dy viteve, ajo është krenare për kontributin që ka dhënë në luftën kundër evazionit fiskal.

Sipas GFI, vetëm si pasojë e punës së saj, buxheti i shtetit gjatë vitit të fundit i ka rritur të ardhurat me 60 milionë USD shtesë, në një kohë që shumë tregues të tjerë fiskalë kanë pësuar rënie.

Kompania thotë se i ka raportuar me prova Ministrisë së Financave disa qindra pika karburanti në vend që furnizonin qytetarët me karburante kontrabandë apo të përziera, duke shkaktuar kështu jo vetëm humbje fiskale, por edhe dëme për ambientin, mjetet motorike dhe shëndetin publik.

Nga ana tjetër, GFI pretendon se i ka vënë në duar të autoriteteve shqiptare një instrument të teknologjisë së lartë për të luftuar evazionin fiskal edhe në sektorin e naftës bruto, që vlerësohet të jetë ende në nivelin e 70 milionë dollarëve në vit.

Në fund të njoftimit, kompania koçnesionare thotë se, ndërprerja e punës nuk ishte aspak e beftë, pasi prej shumë muajsh ajo kishte vënë në dijeni dhe parlajmëruar Ministrinë e Financave se nuk po përmbushte detyrimet ligjore, pa marrë asnjë përgjigje. Sipas saj, vetëm pas ndërprerjes së punës kjo ministri ka pranuar të rifillojë negociatat.

GFI thotë se mbetet me shpresën se qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë programin e luftës kundër evazionit dhe informalitetit dhe do të vërë në efiçencë sistemet dhe teknologjitë që i shërbejnë këtij qëllimi. Lajmi se palët janë në bisedime për të gjetur një zgjidhje konfirmohet edhe nga burime të Ministrisë së Financave. / Top Channel

Next Post

Basha takon Merkel dhe zyrtarë të lartë: Qytetarët janë revoltuar ndaj qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com