• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon Kokëdhima: Me Ruçin nuk kam përplasje dhe as qejfmbetje për mandatin

by A R
19/03/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, hedh poshtë zërat për përplasje mes tij dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Në një intervistë për “Ora News”, Kokëdhima ripërsëriti edhe njëherë se mes tij dhe Ruçit nuk ka pasur asnjë përplasje. Në prononcimin e dhënë gjatë zhvillimit të Kongresit të PS-së, Kokëdhima u shpreh se në këtë takim të gjerë të socialistëve do të gjenerohen ide dhe programe, të cilat do të bëjnë të mundur përmirësimin e punës në të gjitha nivelet.

Intervista:

Kokëdhima: Ndoqëm fjalimin e kryeministrit i cili tha dhe mjaft ide për të ardhmen. Do të veçoja Axhenda Shqipëria në vitin 2025 e cila do të jetë një program, debat, bashkëbisedim,konsultim i gjerë brenda partisë dhe mes qytetarëve prej të cilës do kemi shumë ide për të përmirësuar punët në të gjitha nivelet në Shqipëri.

Ka një propozim për referendum për çështjen e mandatit të kryetarit të partisë dhe një kërkesë nga një grup deputetësh për të shkuar në zgjedhje në garë siç parashikon statuti, sipas jush sot si duhet të vlerësohej kongresi?

Këto janë çështje që do diskutohen dhe do marrin një zgjidhje në Kongres.

Sot si rrallëherë Kryeministri Edi Rama ka përmendur me emra njerëzit që kanë kontribuar mjaft në Partinë Socialiste, mes tyre dhe kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi për të cilin është aluduar së fundmi se ka pasur një përplasje mes jush në grupin parlamentar. Mund të na zbardhni si qëndron e vërteta?

Nuk ka pasur asnjë përplasje mes meje dhe z. Ruçi. I kam bërë të qarta këto gjëra.

Shfrytëzoj rastin që ju kam në transmetim live. U votua ditën e enjte për çështjen e mandatit të zotit Rakip Suli. Ndryshe nga ju nuk u dërgua në Gjykatën Kushtetuese. Pse mendoni se PS veproi në mënyra të ndryshme për një çështje që duket se ishte e njëjtë?

Nuk janë në mënyra të ndryshme por nuk e keni kuptuar saktë. Ajo çështje që u diskutua për z.Suli është ndryshe nga çështja që ka lidhje me mua.

Pra asnjë qejfmbetje për votat që shkuan për z.Suli dhe për votat që shkuan për ju?

Absolutisht, unë në mbledhjen e grupit parlamentar kam propozuar vetë mosdërgimin e çështjes së z.Suli në Kushtetuese.

Next Post

Sfidat e kongresit të socialistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In