• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon kandidatja e KLP: Video-montazhi që u bë në seancën pyetje-përgjigje ndaj meje

by Java News
28/09/2017 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flet për herë të parë Eneida Sema, kandidatja e përzgjedhur në Këshillin e lartë të Prokurorisë që së bashku me kolegët e saj iu nënshtrua seancës së pyetjeve nga profesor Përparim Kabo një javë më parë.

Pedagogia e Drejtësisë tregon për newsbomb.al, ç’ndodhi atë ditë në seancën e “Pyetje-përgjigjeve”, si i vlerëson pyetjet e profesor Përparim Kabos dhe se si e ka përjetuar gjithë reagimin e vrullshëm që pasoi në rrjetet sociale e medie pas publikimit të videos.

“Nuk e di pse historia dhe “tjerrja” vazhdoi më kot deri në “gajasje” (le të etiketohet edhe “enigmë” arsyeja), ndërkohë që duhet të thuhej se seanca ishte e gjatë, emocionuese dhe kandidatët u përballën me të gjitha llojet e pyetjeve”, shprehet Eneida Sema për newsbomb.al ndërsa zbulon dhe se si është luajtur me montazhin e video-kronikës, ku hera herës jepej fytyra e saj por përgjigjet ishin të një kandidateje tjetër.

REAGIMI I PLOTË 

Kam mbetur e habitur nga zhurma mediatike e këtyre diteve lidhur me prezantimin e kandidatëve për organet e qeverisjes së sistemit të drejtesise, sikurse janë KLGJ e KLP, sidomos me etiketimin e artikujve me kryetituj aspak korrektë.

Seanca e datës 20.09.2017 ishte një seancë e thirrur në bazë të ligjit “Për Organet e Qeverisjes së Organeve të Drejtësise”, në ambientet e zyrave te Kuvendit Popullor, e njohur ndryshe si “mbledhja e posaçme e titullarëve të instiucioneve të arsimit të lartë”, në të cilën kandidatët në mënyrë solemne prezantojnë platformën e tyre dhe më pas procesi vijon me votimin e kandidatëve nga titullarët e institucioneve përkatese.

Secili prej kandidatëve prezantoi platformën dhe me pas vijuan pyetjet për rreth 20 minuta, ndërkohe që buja e madhe në media ishte “promovimi” i disa pyetjeve pa kurrfare peshë në atë seancë.

Për më tepër, u çudita kur në pjesët e perzgjedhura për “argëtim” jepte figuren time dhe zërin e dikujt tjetër sikurse ishin pyetjet (edhe pse tejet të pavend por gjithesesi pa peshe) për Alush Dragoshin apo Kleanthi Kocin.

Këto pyetje ishin taksur për një tjetër kandidate, ndërkohë që pyetjet e para mua m’u bënë për Falkonen, për të cilin me siguri u përgjigja që është emër i madh por “problemi” që rezultoi kishte të bënte me diskutimin cili u vra më parë. Më pas, ishin pyetjet e radhës ato që vijuan normalitetin e seancës duke konfirmuar solemnitetin e seancës.

(Pyetje lidhur me tituj dhe punime shkencore, pritshmëritë e kontributit, vlerat njerëzore dhe integriteti moral që mungojnë në këtë realitet, gatishmëria për t’u kontrolluar e verifikuar, etj). Por për ironi, ajo që bëri bujë dhe u prezantua si thelbi i “gjësë” ishte pyetja se “cili u vra më parë”, sikurse thua gjithë sistemi i drejtësisë prej këtij diskutimi vuan.

Të jem e sinqertë, kam qenë në dilemë nëse duhet të reagoj, por prezantimi i shtrembër i asaj seance solemne, duke “krijuar heronj dhe viktima të rreme” më bëri të reagoj se pse duhen kryetituj me emërtime “skandaloze” që nuk kanë të bejne me çështjen dhe problemin bazik.

Të shprehësh është një e drejtë thelbesore, por ama historia duhet dëgjuar nga fillimi në fund para se të shprehesh dhe mbi të gjitha pa kurrfarë ndikimi. Nuk e di pse historia dhe “tjerrja” vazhdoi më kot deri në “gajasje” (le te etiketohet edhe “enigmë” arsyeja), ndërkohe që duhet të thuhej se seanca ishte e gjatë, emocionuese dhe kandidatët u përballën me të gjitha llojet e pyetjeve. Fatkeqësisht, (pse jo edhe “fatmirësisht” se mësuam me shume rreth personalitetit dhe dinjitetit njerëzor) kjo nuk ndodhi por përkundrazi u dhanë mendime personale krejtësisht subjektive.

Ndërkohë që, mendoj se shumë prej kandidatëve që garojnë duhet të vlerësohen për faktin se patën kurajon dhe guximin të shprehin vullnetin për të kandiduar si anëtarë të organeve të qeverisjes se organeve të drejtësisë sikurse Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi përveç përgjegjesisë që do marrin anëtarët e këtyre organeve, në radhe të parë do i nënshtrohen një procesi kontrolli e verifikimi, ndaj mendoj se ata kanë demonstruar vullnet dhe gatishmëri per këtë proces.

Përgjatë zhvillimit të çdo procesi të rregullt dhe ligjor, palët dëgjohen deri ne fund, per te gjitha detajet qe mund të bejne diferencën dhe kanë lidhje me çështjen objekt shqyrtimi, por sic duket pjesa me e madhe e komentuesve ne fillim nuk dëgjuan asgjë por folën siç u vinte për mbarë (theksoj se nuk dua të përgjithësoj).

Dikush duke qeshur më tha se ndokush është shprehur edhe se “si marrin guximin kur nuk e dinë kush u vra i pari more”, dhe mendova se vërtet në vendin tonë drejtësinë e promovojnë dhe flasin në emër të saj e trumpetojnë me të madhe ata që nuk kanë kurrfarë lidhje me konceptin e së drejtes, madje nëse do të kishte “Falcone” sot këtu, ata njerëz do ta kishin “Falconen” armikun e tyre më të madh.

Nëse do të flisja per veten, do e thoja me krenari se më shume sacrificë e mund jam ngjitur këtu ku jam dhe askush nuk më ka falur asgjë. Nuk kam dashur kurrë të flas shumë rreth vetes por per ata që krijuan idenë e gabuar më duhet t’u prezantohem e t’u them se “Iliada” dhe “Odisea” i kam lexuar që kur isha e vogël, për t’u ndalur disa vite më vonë në veprat e Balzakut, Volfgang Getes, Remark,etj (meqenese duhet të ndalemi edhe në shprehjen e preferencave artistiko-letrare). Pavarësisht dëshirës së madhe për letërsinë, zgjodha te studioj jurisprudencë, që po kështu më pëlqente pa masë. Kam filluar të jap mësim në Fakultetin e Drejtësisë, U.T.që prej vitit 2002, ndërsa si pedagoge e brendshme në vitin 2004, prane Departamentit të së Drejtës Civile.

Pas mbrojtjes së gradës shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” në vitin 2010, tri vitë më vonë, më është akorduar edhe titulli “Profesor i Asociuar”.

Duke qenë se përpos jurisprudencës, letërsia (e trashëguar nga ime me ky pasion) dhe filozofia kanë qenë tjetër preference imja, më duhet të përmend një nga momentet kur profesorët amerikanë në shkollen e mesme të gjuhëve të huaja ku une kam studiuar, pas zhvillimit të një konkurrimi në vitin 1996 për krijimet më të bukura ne gjuhen angleze (krijime deri ne disa faqe) më vlerësuan me çmimin e parë dhe më dhuruan një libër “Points of view, an anthology of short stories” me dedikimin : “Congratulations, you have a very nice writing style, hope you enjoy these stories as much we enjoyed yours!”

Nuk e kam qëllim të promovoj këtu “mini-çmime” të marra, as të përmend autorët e mi të preferuar artistiko-letrare apo të fushës së jurisprudencës ku unë vazhdoj me pasion të punoj, por uroj dhe shpresoj shumë nga reforma për drejtësi, duke e filluar pse jo nga prezantimi me vërtetësi i së vërtetës.(Përgatiti Anta Muçaku)

Next Post
Dhëndri i Trumpit, i regjistruar për të votuar si… grua!

Dhëndri i Trumpit, i regjistruar për të votuar si… grua!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

August 20, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Zjarri përfshin Dukatin e Vlorës, efektivët dhe banorët nisen drejt zonës së flakëve

August 20, 2026
Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

August 20, 2026
58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

August 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Qëlloi me armë fqinjin, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar

August 20, 2026
Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

August 20, 2026
Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Kosova ose shteti që mbahet peng

August 20, 2026
Pasiguri për rihapjen e Hormuzit, rritet sërish çmimi i naftës -

Korridori sekret i SHBA në Hormuz, Amerika dërgon një tjetër anije lufte: ‘Ditë gjykimi’ në Iran!

August 20, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Revolucioni që s’ngjiti, paratë e shkuara dëm dhe fatura për shqiptarët!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com