Shpallja e pavarësisë së Katalonjës është një veprim shumë serioz që kalon kufijtë e ligjit që Italia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Angelino Alfano.
“Italia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë (…) nga Parlamenti rajonal i Katalonjës”, theksoi Alfano.
“Tani nevojitet dialog për të kursyer popullsinë nga një përshkallëzim i tensioneve, në një vend evropian të bashkuar dhe të fortë siç është Spanja”, vazhdoi ai.
Parlamenti i Katalonjës miratoi sot një rezolutë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur duke marrë formën e një Republike, para këndimit të himnit indipendentist, në mungesë të opozitës.
Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonjës, që nënkupton shkarkimin e drejtuesve separatistë./a.m.










