• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Reagon Hamas i thotë “Po” planit të Trump: I lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por nevojiten..

by Os De
03/10/2025 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po planit të Trump për paqe, i lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por duhen sqarime të mëtejshme”. 

Kështu shkruan Hamas në Telegram, në arabisht, duke u shprehur i gatshëm ta pranojë planin me 20 pika të propozuar nga presidenti amerikan, duke kërkuar negociata shtesë për të diskutuar hollësitë. 

Teksti i mesazhit të Hamas në Telegram: 

“Në emër të Zotit, më të mëshirshmit, mëshirëplotit, deklaratë e rëndësishme mbi përgjigjen e Hamas ndaj propozimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. 

Në përpjekje për të ndalur agresionin dhe luftën shfarosëse kundër popullit tonë të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, dhe duke u bazuar mbi përgjegjësinë kombëtare dhe kujdesin për parimet, të drejtat dhe interesat madhore të popullit tonë, Lëvizja e Rezistencës Islame ‘Hamas’ ka zhvilluar konsultime të thelluara brenda institucioneve të saj drejtuese, konsultime të gjera me forcat dhe fraksionet palestineze, si dhe konsultime me vëllezërit dhe miqtë tanë ndërmjetësues, për të arritur një qëndrim të përgjegjshëm përballë planit të presidentit amerikan Donald Trump. 

Pas një studimi të plotë, lëvizja ka marrë vendimin e saj dhe ka dorëzuar përgjigjen e mëposhtme te vëllezërit ndërmjetësues.
Lëvizja e Rezistencës Islame, Hamas, vlerëson përpjekjet arabe, islame dhe ndërkombëtare, si edhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, që kërkojnë ndalimin e luftës në Rripin e Gazës, shkëmbimin e të burgosurve, hyrjen e menjëhershme të ndihmave, refuzimin e okupimit të Rripit dhe zhvendosjen e popullit tonë palestinez prej tij. 

Në këtë kuadër, dhe me qëllim arritjen e një armëpushimi dhe një tërheqjeje të plotë nga Rripi i Gazës, lëvizja shpall pranimin e saj për lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë, të gjallë e të vdekur, në përputhje me formulën e shkëmbimit të përfshirë në propozimin e presidentit Trump, me kusht që të plotësohen rrethanat e nevojshme në terren për këtë shkëmbim.
Në këtë kuadër, lëvizja shpreh gatishmërinë e saj për të nisur menjëherë negociata përmes ndërmjetësuesve për të diskutuar hollësitë e këtij procesi. 

Lëvizja riafirmon gjithashtu pranimin e saj që administrimi i Rripit të Gazës t’i besohet një organi palestinez të teknokratëve të pavarur, mbi bazën e konsensusit kombëtar palestinez dhe mbështetjes arabe e islame. 

Çështjet e tjera të përfshira në propozimin e presidentit Trump, që lidhen me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, janë të lidhura me një qëndrim kombëtar gjithëpërfshirës dhe të bazuara në ligjet e rezolutat ndërkombëtare përkatëse. Ato do të diskutohen brenda një kuadri kombëtar palestinez gjithëpërfshirës, pjesë e të cilit do të jetë edhe Hamas, duke kontribuar me përgjegjësi.” 

Më herët gjatë ditës së sotme presidenti Trum i dha Hamasit afat deri të dielën në mbrëmje për ta pranuar planin e tij për të ardhmen e Gazës, duke e paralajmëruar se “do të shpërthejë gjithë ferri” për të, nëse s’e pranon.. 

“Duhet të arrihet një marrëveshje me Hamasin deri të dielën në mbrëmje në orën gjashtë [18:00], sipas kohës së Uashingtonit”, shkroi Trumpi të premten në rrjetet sociale. 

“Çdo vend është pajtuar! Nëse kjo marrëveshje përfundimtare nuk arrihet, do të shpërthejë ferri kundër Hamasit, ashtu siç askush nuk e ka parë deri më sot”, paralajmëroi Trump. 

Next Post
INTERVISTA/ Shkëlqim Hajdari tregon detajet e hetimeve për “21 Janarin”: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë. Ja si u bllokua dosja dhe konflikti polici-prokurori

Tubimi në mbështetje të UÇK-së më 17 tetor në Tiranë, Shkëlqim Hajdari: Do të jetë protesta më e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com