• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reagon gjykata e Durrësit: Ja pse e liruam ‘baronin e drogës’

by Java News
12/07/2017 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka reaguar lidhur me lirimin e shtetasit Alket Hatija. Me anë të një njoftimi për media bë të ditur se “në përfundim të gjykimin Gjykata ka vendosur të mos miratojë arrestimin e shtetasit Alket Hatija dhe caktimin e masës së sigurimit të “Detyrimit për paraqitje para policisë gjyqësore”, të hënën e parë e të tretë të çdo muaji për këtë shtetas.

Por, ne njoftim thuhet se “Gjykata e ka gjetur të pabazuar këtë kërkesë të akuzës, pasi kërkesa nuk shoqërohej me kërkesën e Minsitrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Alket Hatija për efekt të ekstradimit, kërkesë kjo e cila është kusht për caktimin e masave shtrënguese për efekt të ekstradimit sipas parashikimeve të neneve 493 e 494 të Kodi të Procedurës Penale”.

NJOFTIM PËR SHTYP

Nisur nga artikujt e botuara në median e shkruar si dhe njoftimet në median vizive, lidhur me gjykimin e çështjes penale që i përket shtetasit Alket Hatija, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës sqaron sa vijon:

Në datën 09.07.2017 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës është regjistruar kërkesa e Prokurorisë pranë kësaj gjykate me objekt: “Miratimin e arrestimit të shtetasit Alket Hatija të datës 08.07.2017  si dhe caktimin e masës së sigurimit personal atë të “arrestit në burg” për ekstradimin e tij në Itali”.

Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtarit Petraq Çuri, gjyqtar i gatshëm në këtë datë, i cili ka zhvilluar seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës në datën 11.07.2017, ora 09:30.

Në përfundim të gjykimin Gjykata ka vendosur të mos miratojë arrestimin e shtetasit Alket Hatija dhe caktimin e masës së sigurimit të “Detyrimit për paraqitje para policisë gjyqësore”, të hënën e parë e të tretë të çdo muaji për këtë shtetas.

Në mënyrë të përmbledhur në vendimin e saj Gjykata ka arsyetuar se kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”  për efekt të ekstradimit bazohej në kërkimin e Interpol Romës, të Qershorit të vitit 2017, me të cilën shtetasi Alket Hatija kërkohej për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga Gjykata e Milanos, sipas të cilit ishte dënuar me 20 vjet burgim për vepra të ndryshme penale.

Gjykata e ka gjetur të pabazuar këtë kërkesë të akuzës, pasi kërkesa nuk shoqërohej me kërkesën e Minsitrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Alket Hatija për efekt të ekstradimit, kërkesë kjo e cila është kusht për caktimin e masave shtrënguese për efekt të ekstradimit sipas parashikimeve të neneve 493 e 494 të Kodi të Procedurës Penale.

Po kështu, në vendimin e saj gjykata është shprehur se shtetasi Alket Hatija ka paraqitur në gjykim vendimin nr.10 datë 26.03.201, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me të cilin është dënuar me me 10 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të cilin shtetasi Alket Hatija e ka kryer në burgjet shqiptare. Sipas pretendimit të këtij shtetasi  me këtë vendim ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për të njëjtat vepra  penale për të cilat është dënuar nga Gjykata e Milanos dhe nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtat vepra penale, duke iu referuar edhe vendimit nr.93 datë 16.11.2011 të Gjykatës Kushtetuese të RSH,e cila e ka shqyrtuar rastin e tij lidhur me këtë pretendim. Vendimi i një gjykate shqiptare për të njëjtat fakte përbën një nga rastet e refuzimit të ekstradimit sipas 491 të Kodit të Procedurës Penale.

Për këto arsye gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Detyrimi për paraqitje para policisë gjyqësore” të hënën e parë e të tretë të çdo muaji për shtetasin Altin Hatija, duke theksuar edhe se ky shtetas jeton e punon në qytetin e Durrësit dhe ekzekutimi i kësaj mase është tërësisht i mundur.

Arsye më të detajuara gjenden në vendimin e plotë të gjykatës.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Medi

a.ç

Next Post
FOTOT/ Shijoni format bombastike të Demi Rose, shfaqet më seksi se kurrë

FOTOT/ Shijoni format bombastike të Demi Rose, shfaqet më seksi se kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In