• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon “fansi” i Berishës: Mjaft me këto idiotësi! Më shumë vota sjellin patronazhistët sesa amerikanllëqet

by A R
17/05/2022 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për takimet që Mike Pompeo zhvilloi në Tiranë.

I njohur së fundmi për mbështetjen ndaj Berishës dhe fjalimet në mitingjet e tij, Manjani ka sulmuar jo vetëm PS por edhe grupimin e Alibeajt që doli edhe fotografi me ish-sekretarin e Shtetit.

Reagimi:

Fotobudallëk i madh. Kjo rendja e udhëheqësve të partive tona (dhe jo vetëm) për të bërë foto apo për të kapur ndonjë llaf të mirë nga politikanë amerikanë është e habitshme. Idiotësi deri në budallëk! E pandershme deri në palcë!

Tallje e paskrupullt me paranë dhe mbi të gjitha me shqiptarët që i votojnë! Harxhohen shuma të mëdha për të bërë një foto në Amerikë me dikë atje, për t’i thënë votuesit këtu që “unë e kam mirë me ata andej”!!! Kulmi i talljes!

Se si një foto me një politikan në Amerikë të bën politikan të mirë në Shqipëri, këtë një dreq e di. E kujt i plasi këtu se me kë bëjnë foto rrugëve këta legena mor aman?! A mos përmirësohet jeta në vend me këto foto?! Po me deklaratat idiote të blera me para a fshihet realiteti këtu?!

Nga ana tjetër nuk është provuar që propaganda me amerikanë apo europianë të shton votat këtu. Edi Rama, fjala vjen, ia di për nder skemës së patronazhit, ku shqiptari “kujdeset” për shqiptarin dhe jo amerikanllëqeve që këput ambasada apo amerikanë të tjerë në Amerikë.

Shqiptarët janë pragmatistë. Super të qartë kur vototojnë, qoftë si tifozë, qoftë si të painteresuar. Shqiptarët nuk e qethin fare për amerikanllëqet, përpara komshiut patronazhist i cili i zgjidh hallin e ditës…

E njëtja llogjikë vlen edhe për PD dhe LSI. Para pa fund harxhohen për të patur me çdo kusht një konsulent amerikan që blen deklarata apo foto në Amerikë. Në këtë pikë nuk ka rëndësi debati për shumat, por diskutojmë gjestin. Shumat janë thjesht ‘scoop’ për mediat.

Po që është bërë modë që kompania e sondazheve të partive të jetë amerikane me pronësi izraelite!? Budallëk më vete kjo! Me të thënë mendja se izraelitët e Amerikës dinë si shtohen votat që nuk i ke këtu. Qesharakë!

Pse ore nuk i harxhoni ato para për të krijuar një burokraci politike apo për të blerë shërbime që i bëjnë shqiptarët mrekullisht?!

Mendoj që KQZ duhet t’iu thotë shqiptarëve periodikisht sa lekë harxhojnë politikanët e lartë në vend për t’i gënjyer ata me propagandë amerikane, europiane apo qoftë dhe izraelito-amerikane. Shqiptarët votojnë, jo të huajt!

Dhe më në fund nuk hahet fare ajo logo “100 together”. I mungojnë të paktën 50 vite kësaj 100-shes. Pa llogaritur që shtetin tonë e themeluan austrakët. Propaganda nuk mund të fshehë faktet…

/a.r

Next Post
83 ditë luftë: Qindra luftëtarë largohen nga fabrika e çelikut në Mariupol

83 ditë luftë: Qindra luftëtarë largohen nga fabrika e çelikut në Mariupol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 70 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçarja nga Kina

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 70 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçarja nga Kina

January 23, 2026
The Guardian: Trump shkakton zemërim me pretendimin se trupat e NATO-s shmangën vijën e frontit në Afganistan

The Guardian: Trump shkakton zemërim me pretendimin se trupat e NATO-s shmangën vijën e frontit në Afganistan

January 23, 2026
Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet sot në Stamboll

Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet sot në Stamboll

January 23, 2026
Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren: Të pandehurit iu hoq e drejta për të përfituar nga amnistia sepse…

Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren: Të pandehurit iu hoq e drejta për të përfituar nga amnistia sepse…

January 23, 2026

Pikëpyetjet mbi drejtësinë e re në rastin Veliaj

January 23, 2026
Problemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe rënia rekord e numrit të lindjeve

Problemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe rënia rekord e numrit të lindjeve

January 23, 2026
I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

January 23, 2026
Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

January 23, 2026
Iljazaj përplaset me juristin e Berishës: Po bëni protestë kundër SPAK e Dumanit, jo kundër Ramës

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

January 23, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Opozita, humbës të palëkundur”, Gogu: Gogu: Ivanka në Kryeministri, dëshmi e besimit personal të Trump ndaj Ramës

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In