• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reagon daja i këngëtares së njohur shqiptare: I vuri duart në fyt nënës…

by A R
27/05/2017 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 6 muaj burg është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë këngëtarja Eda Zari, e cila akuzohet se ka dhunuar nënën e saj. Vendi i gjykatës u bë mediatik ndërsa të shumtë ishin ata që e kritikonin këngëtaren dhe ajo u detyrua të bënte një shkrim replikues e të tregonte të vërtetën e saj.

Por sëfundmi ka reaguar edhe vëllai i të dhunuarës, daja i Edës, i cili në një letër dërguar në redaksinë e gazetës “Shekulli” thotë se mbesa e tij ka dhunuar në mënyrë barbare të ëmën. Ai shkruan ndër rreshta se Edës i ka ardhur në ndihmë një shok dhe të dy i kanë vënë duart në fyt të moshuarës, deri sa mes tyre janë futur fqinjët për t’i ndarë.

Gjeni më poshtë të plotë letrën e dajës së Eda Zarit.:

Të nderuar miq e dashamirës të familjes sonë Lela! Unë që po ju flas jam vëllai i Zhaneta Zarit dhe, fatkeqësisht, daja i Eda Zarit! Jemi revoltuar për një problem të rëndësishëm sepse Eda Zari kohët e fundit është sjellë në mënyre të çuditshme me nënën e saj, jo sikur ta kishte nënë, por sikur të kishte një egërsirë përpara duke e dhunuar kërcënuar, bërë presion e duke i vënë duart në fyt dhe, më e keqja, është sepse ajo ka dhe një shok i cili edhe ky ka dhunuar motrën tonë në shtëpinë e saja deri sa kanë dalë komshinjtë dhe janë përballur me këtë situatë duke shpëtuar motrën tonë.

Se kush është ky shok ne do t’i kërkojmë llogari asaj por edhe atij, sepse duhet ta dijë që Zhaneta nuk është vetëm, se është një batalion i madh me djem e vajza që e duan atë hallën e tyre dhe e respektojnë se e kanë në vend të nënës e të gjithçkaje dhe nuk pranojnë që ta preki kush.

Unë vëllai i Zhanit, jam shumë i indinjuar sepse nuk kam ditur gjë që kjo vajzë ka ardhur e ka shqetësuar motrën tonë, nënën e saj, duke i vënë dorë duke i kërkuar llogari e bërë presione të ndryshme, saqë kur vinim ne në shtëpi ta shikonim si ishte, njëherë unë njëherë vëllai tjetër apo nuset, gratë tona që e bëjmë me radhë, e gjenim motrën tonë në gjendje kome.

I thoshim, se çfarë ke, ajo nuk na tregonte. I matnim tensionin, e shikonim që ishte 22! E merrnim e çonim në spital tek urgjenca që kemi dëshmitarë doktorët, infermierët etj, që na njohin, sepse kemi vajtur disa herë për këtë problem.

Prandaj, ju lutem shumë, nuk po ju them gjëra të tjera se çfarë ka bërë kjo vajzë, që po të jetë e nevojshme ne do t’i themi dhe ato, por duam nga drejtësia, nga njerëzia, që mos të cenohet motra jonë, Zhani Zari dhe familja e madhe Lela, që jemi një familje e urtë dhe familje e nderuar artistësh! U jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre njerëzve (Diaspora, Kosovë, Maqedoni e kudo që ndodhen) që kanë folur e shkruar për ne dhe motrën tonë, e që dënojnë sjelljen e Eda Zarit.

I faleminderit shumë për respektin! Është kërkesa jonë që, kjo vajzë të mos na e shqetësojë më motrën tonë sepse edhe ne jemi njerëz, jemi të urtë e të butë, po të mos harrojë se edhe ne kemi gjak në trup e mund të bëjmë ndonjë budallallëk, por nuk na i lejon natyra jonë e butë që kemi, që të merremi me një njeri që nuk e ka emrin njeri.

Edhe kafsha që është kafshë e do këlyshi të ëmën, shkon dhe i rri pranë saj, merr qumështin e saj, pasi e ka rritur e ledhatuar, ndërsa ajo i duket nëna e saj, që e ka rritur me kaq dashuri e me mundime, sikur ka një egërsirë përpara.

Edhe njëherë ju lutem, ne duam që motra jonë të jetë sa më e lumtur e në rregull me jetën e saj. Kam edhe një problem tjetër, karshi kësaj shoqes Eda Zari, e cila e quan motrën tonë të sëmurë me sklerozë.

Tani unë nuk e di se kush e ka sklerozën, a e ka motra jonë, apo e ka ajo vetë që ka dhunuar motrën tonë. Prandaj ju lutem shumë, motra jonë në moshë thuajse 80-vjeçare është në gjendje të ballafaqohet me çdo mjek e me çdo psikiatër për të vërtetuar që ka apo nuk e ka këtë sëmundje që i shpif e bija e saj publikisht.

Ju lutemi shumë pra na e plotësoni këtë, jo dëshirë, por kërkesë, që ta vërtetojmë këtë sepse kjo është një fenomen që rrallë dëgjohet në botë, që vajza t’i vërë dorë nënës së saj si edhe ta përçmojë e shpifë gjëra të paqena për të mbuluar ato të ligat e saja.

Sot motra jonë ndodhet në spital ku e shtruam urgjent dhe sapo ka përfunduar ndërhyrja që i bënë mjekët në sallën e operacionit, që kësaj radhe problem tepër shqetësues është zemra. Ne të gjithë jemi aty edhe vajza e madhe e motrës sonë si gjithmonë e kujdesshme.

Po ku është kjo Eda Zari, ajo që pretendon se e do shumë familjen dhe se ajo është shumë e shtrenjtë për të?!!! Po e pyes: Sa e shtrenjtë është nëna jote moj vajzë??? Aq sa edhe një telefonatë nuk i bën dot ta pyesësh a është gjallë apo ka vdekur…? Turp! Ju faleminderit! Ahmet & Fatmir Lela, në emër të të gjithë familjes sonë kjo kërkesë/deklaratë”.

Next Post
Albin Kurti premton t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit

Albin Kurti premton t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com