• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon Bashkia: Nishani, një kryelodër në aleancë me korrupsionin e malit të betonit

by A R
12/05/2016 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës shprehet se vëren me keqardhje se, prapë sot, Bujar Nishani nuk bëri asgjë tjetër veçse konfirmoi edhe një herë, për çudinë e askujt, se është një kryelodër në duart e njërit prej biznesmenëve të Familjes, duke humbur kështu legjitimitetin e të qenit përfaqësues i unitetit të popullit shqiptar!

“A e dëgjuat Presidentin e lodrave që, përmes të gjitha atyre që tha, pranoi se është thjesht një lodër në duart e interesave të zymta që mbajnë peng Reformën në Drejtësi dhe vetë këtë çështje publike, ku qartësisht drejtësia e molepsur me biznesin ka nxjerrë surratin e saj?! Si mund të shqetësohet Presidenti për një grup njerëzish që protestojnë ndaj lodrave dhe t’u bashkohet atyre duke ngjitur kodrën e duke sulmuar lodrat, pa u shqetesuar fare për një grup gjykatësish që e kanë bërë lodër në dyert e tyre interesin publik?” – deklaron Bashkia.

Sipas këtij institucioni, “Presidenti nuk mund të dalë hapur kundër një parku lojërash për fëmijë në emër të luftës kundër betonit dhe nga ana tjetër mbështet po kaq hapur një lojë të shpifur korrupsioni, në një gjykatë që vendos a do kemi park për fëmijët apo një mal të rrezikshëm betoni ngjitur me Digën e Liqenit”

Pjesë nga deklarata e Bashkisë:

Si mundet kreu i Sigurisë Kombëtare, që është kaq i vëmendshëm ndaj fjalëve sepse i prekërkan kostumin institucional, të cilin në fakt nuk e veshi dot kurrë, dhe të mos e çajë kokën fare të thotë një fjalë për raportin e Komitetit Kombëtar të Digave, i cili e thotë qartë se ky mal betoni që duan të ndërtojnë me ngulm Saliu, Luli, Bujari dhe soji e sorrollopi i tyre, kërcënon sigurinë e digës?!

Kujt duan t’ia tregojnë këta baronë provincialë pavarësinë e gjykatave dhe se nuk u bëka protestë në duart e gjykatave nga Kryetari i Bashkisë apo qytetarët?!

Këto pallavra nuk mund t’i hanë shqiptarët që kanë parë me qindra e mijëra raste protestash të guvernatorëve e kryebashkiakëve amerikanë në sheshet e Gjykatave të Amerikës, nga Gjykata Kushtetuese e SHBA te Gjykatat e Shteteve të atij vendi, apo protestat e kryebashkiakëve në qytete europiane, përballë gjykatash shumë serioze, e jo përballë çetash që as nuk e fshehin se kanë qëllim të shkelin ligjin!

Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë si janë ndarë kampet në vend. Në njërin krah, ata që hiqen se kanë hallin e pemëve të liqenit, por mbrojnë aktivisht betonin e 17 katëshit, dhe në anën tjetër qytetarët që duan një qytet të jetueshëm, të drejtë, me parqe e kënde lojrash e ata që punojnë për ta bërë këtë realitet të mundshëm.

Nesër Kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i drejtohet qytetarëve për shpalljen e hapur të aleancës mes presidentit dhe korrupsionit në çështjen e malit të betonit, që gjykata kërkon ta legjitimojë duke shkelur ligjin.

Next Post

Drafti për Byronë, drejtori emërohet nga Këshilli i Prokurorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In