• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon Basha: Lirimi i Saimir Tahirit “godet” hapjen e negociatave

by A R
28/05/2018 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pasditen e së hënës pasi Gjykata shfuqizoi masën e arrestit shtëpiak ndaj Saimir Tahirit.

Përmes një postimi në Facebook, Lulzim Basha shkruan se vendimi në fjalë konfirmoi lidhjen mes Ramës dhe Tahirit.

Sikurse shkruan Basha “kjo dyshe ka qenë dhe do të mbetet e pandarë”.

Ndër të tjera, kreu i PD shkruan se lirimi i Tahirit pengon hapjen e negociatave.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Rama-Tahiri: loja drejt fundit

U mbyll sipas paktit mafioz Rama-Tahiri, farsa e paralajmëruar e “arrestit” dhe “dorëzimit” të kontrolluar të Tahirit tek “drejtësia”.

Lirimi i Saimir Tahirit është triumfi i krimit dhe trafikantëve të drogës dhe goditje e rëndë për integrimin europian të Shqipërisë dhe drejtësinë e vërtetë.

Ky akt rikonfirmoi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë qenë, janë dhe do të jenë një dhe të pandarë. Ata së bashku përdorën krimin dhe drogën për para dhe pushtet dhe tani po përdorin pushtetin për të garantuar pandëshkueshmërinë e Tahirit, Habiljave dhe trafikantëve të tjerë të drogës.

Lirimi i Tahirit tregon se Edi Rama ka zgjedhur përfundimisht anën e krimit në dëm të Shqipërisë. Kjo është goditje direkte për mundësinë e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Nxjerrja e Saimir Tahirit para drejtësisë është kërkesë specifike për hapjen e negociatave për disa qeveri Europiane të cilat e kanë informuar qartë dhe direkt Edi Ramën për këtë gjë.

Lirimi i Tahirit tregon se drejtësia është tashmë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe kriminelëve të lidhur me të. Kapja totale e Prokurorisë, shkrirja e Gjykatës Kushtetuese dhe paralizimi i Gjykatës së Lartë janë garancia më e madhe që Edi Rama ofron për të gjithë kriminelët dhe pushtetarët e lidhur me krimin. /b.d

Next Post
FOTO/ Lirimi i Tahirit, ja si e presin mbështetësit jashtë gjykatës

FOTO/ Lirimi i Tahirit, ja si e presin mbështetësit jashtë gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com