• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagon Andrea Stefani: E vërteta për mua, “dosjen time” dhe sigurimin e shtetit

by Java News
18/10/2015 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Andrea Stefani ka reaguar pas publikimit të disa shkresave të cilat pretendojnë se ai ka qenë një spiun i Sigurimit të Shtetit. Pas debatit në emisionin Opinion mes tij dhe Preç Zogajt, në median online u publikuan disa shkresa që pretendojnë se analisti Andrea Stefani ishte punonjës i sigurimit.

Reagimi i plotë i Andrea Stefanit :

 “Pas një debati që kam patur në “Opinion”, fanatikë berishiste dhe ca media online kanë përhapur me zell gjuetie shtrigash një shpifje të ulët sikur unë paskan qenë spiun i Sigurimit dhe se paskam bërë një kallëzim që paska patur për pasojë dënimin e një personi.

Një e shkuar, që po të ishte e vërtetë në rastin tim, e them në parantezë, do të qe e pa denjë për profesionin e gazetarit. “Dokumentet” që kanë servirur si provë janë falsifikime shume qesharake, një fletë leksioni për drurët pyjorë dhe një tjetër, programi i punës i një gjyqtari nuk e di se për çfarë procesi.

Tek kjo letër e fundit, krahas firmës dhe emrit të gjyqtarit në fjalë, është shtuar emri dhe mbiemri Andrea Stefani dhe një firmë që nuk ka të bëjë fare me mua. Këto dy letra janë servirur njëra si gjoja kallëzimi që unë kam bërë (dhe kjo është ajo letra që flet për drurët) dhe tjera është gjoja vendimi që ka dhënë gjyqtari për atë të shkretin që unë e paskam kallëzuar.

Skenari është i qartë. Berishistët që, sikundër dihet tashmë, kanë shumë ish spiunë të sigurimit në radhët e tyre, duan të vendosin “detantën” e spiunllëkut duke shpifur për kundërshtarët. Përmbushjen e epshit për të bërë spiunë këdo që urrejnë, duket se ja u lehtëson edhe moshapja e qëllimtë dosjeve të Sigurimit pas edhe më shumë se dy dekadave nga rënia e diktaturës. Por fatkeqësisht, për ta, nuk jetojnë në botën e tyre solipsiste ku realiteti dhe gjakimet që i mundojnë janë një.

Kuptoj që fanatikë, të shpërblyer nga pushtetet berishiste, të jenë marrëzisht të interesuar dhe plot epsh për të njollosur figurën time si një nga kritikët më të ashpër të idhullit të tyre.

Por është e pafalshme, jo profesionale dhe jo etike, që media të ndryshme online të publikojnë materiale që tentojnë të cënojnë reputacionin e një gazetari, deri edhe pa verifikuar jo vetëm vërtetësinë por edhe pa parë fare (që mund të jetë edhe një verbëri e qëllimtë) përmbajtjen e faksimileve që publikojnë!

Madje ka media që edhe pse ja kam bërë të qartë mashtrimin, nuk kanë denjuar jo vetëm të kërkojnë falje, por as të bëjnë përgënjeshtrim duke vazhduar ta mbajnë të publikuar këtë mashtrim. Kjo është një orgji me lirinë e fjalës dhe të mediave dhe bashkëfajësi në falsifikim. Si e tillë nuk i falet asnjë gazetari dhe as edhe mediave sepse është kundër lirisë së fjalës, kundër të vërtetës. Liria e fjalës nuk mund të jetë liri e gënjeshtrës.

Prandaj kushdo që është përfshirë në këtë skenar të turpshëm do ballafaqohet me mua, radhë pas radhe, përpara gjykatës. Atje të provojnë me dokumente shpifjet e tyre. Është një veprim që e shoh të domosdoshëm jo vetëm për reputacionin tim si gazetar (që nuk do mund ta njollosin kurrë fanatikët e kujtdo) por edhe si një investim kundër abuzimit me fjalën e lirë që ka dalë jashtë kontrollit veçanërisht në mediat dhe forumet online.

Bashkë me këtë të dytën, është edhe neveria që kam për mashtrimin dhe mashtruesit sepse si gazetar, besoj tek forca e të vërtetës dhe je te ajo e gënjeshtrës. Eshtë e vërtetë, ka raste kur mund të kem folur e shkruar shumë ashpër, por askush dhe asnjëherë nuk do të gjejë në ato që kam thënë e shkruar qoftë edhe një gënjeshtër.

Ja dhe “dokumentet e spiunllëkut” qe janë shpërndarë nëpër internet”

1228 2130

Next Post

Turqia investon 500 mln euro për ujësjellësin në Qipron Veriore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

“Keni fituar shumë para”, Trump përplaset me gjigantët e naftës pas luftës me Iranin

August 4, 2026
Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

August 4, 2026
Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

August 4, 2026
Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

August 4, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kërkesa e SPAK që në Shqipëri quhet provë e në Itali shpifje

August 4, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

August 4, 2026
Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

August 4, 2026
Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

August 4, 2026
Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

August 4, 2026
Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com