• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimi/ Oficeri i lartë britanik: Gjuha e Suella Braverman rreth emigrantëve është ‘e tmerrshme’

by Java News
30/11/2022 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i policisë kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar i quan “të pashpjegueshme” komentet e Suella Braverman për emigrantët. Ndihmës komisioneri Neil Basu e krahason gjuhën ‘e tmerrshme’ me fjalimin “Rivers of Blood” të Enoch Powell.

Ai tha se komentet raciste dhe ligjet anti-emigracion në vitin 1968 e kishin bërë jetën e prindërve të tij “ferr”, si të shumë çifteve të tjera me raca të përziera. Në një intervistë me Channel 4 News para largimit të tij nga Scotland Yard, ai u pyet në lidhje me deklaratën e zonjës Braverman se dërgimi i azilkërkuesve në Ruanda ishte “ëndrra e saj”.

“Më duket i pashpjegueshëm disa nga komentet që dalin nga Home Office. Është e pabesueshme të dëgjosh një varg politikanësh shumë të fuqishëm që flasin në gjuhën që babai im do ta kishte mbajtur mend nga viti 1968. Është e tmerrshme,”- tha Basu.

Oficeri i lartë i policisë shtoi: Unë kam lindur në vitin 1968. Fjalimi “Lumenjtë e gjakut” ndodhi në zonën elektorale pranë vendit ku jetonin prindërit e mi dhe e bënë jetën e tyre ferr.

Braverman i quajti emigratët me varka të vogla nga azilkërkuesit në Kanalin Anglez si pushtues në fjalimin e mbajtur në parlament më 31 tetor, një ditë pasi një terrorist i ekstremit të djathtë sulmoi një qendër pritjeje në Dover.

“Migrimi i paligjshëm është jashtë kontrollit dhe shumë njerëz janë më të interesuar të luajnë lojëra sallonesh politike dhe të mbulojnë të vërtetën sesa të zgjidhin problemin.”

Basu ishte kreu i policisë kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar midis marsit 2018 dhe shtatorit 2021. Ai aplikoi për t’u bërë drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), duke arritur në fazën përfundimtare përpara se procesi i rekrutimit të ndalte dhe rifillonte nga qeveria./m.j

Next Post
Skandal seksual te Serbia, “shkojnë me të dashurat e njëri-tjetrit”…

Skandal seksual te Serbia, "shkojnë me të dashurat e njëri-tjetrit"...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In