• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Reagimi i Ramës për gjyqtarin Boshku, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Sulme të tilla janë në kufijtë e veprës penale

by Os De
16/09/2025 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se ky është një sulm i paprecdentë dhe i papranueshëm. 

Në deklaratë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se “Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.” 

Deklarata e plotë 

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku.

Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij. Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti. Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm.

Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit. 

Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin.

Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.

Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër. 

 

Next Post
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Mund të përballeni me keqkuptime në jetën sentimentale...Çfarë kanë rezervuar yjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Kushte të qëndrueshme, por me ulje temperaturash dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme

October 26, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

October 26, 2026
“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Për Serbinë mund të nisë një kapitull i ri”- Vuçiç humbi zgjedhjet dhe pranoi disfatën, reagon Brukseli: Dyert e BE-së janë të hapura

October 26, 2026
“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

October 26, 2026
“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

October 26, 2026
Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

October 26, 2026
“Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

Moska kërcënon, Medvedev i bën thirrje Trumpit: Përdor CIA-n kundër Zelenskyt dhe jepi fund këtij problemi!

October 26, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Humbi!

October 26, 2026
Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

October 26, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Analiza e “Financial Times”: Të paktën 69% e amerikanëve të shqetësuar për korrupsionin në administratën Trump!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In