• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimi i dytë nga PS: Kandidati i Metës për KLSH pa eksperiencë financiare

by Java News
22/01/2019 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë, pasi kreu i komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja, u deklaruar kundër kandidaturës së këshilltarit të presidentit, ka reaguar sot edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha se shumica i beson opinionit të Manjës.

“Opinioni i zotit Manja është në funksion të postit që ka si kryetar i Komisionit të Ligjeve. 

Ne kemi besim te Manja, në rastin konkret Manja përcakton faktin që kandidati duhet të ketë eksperiencë financiare, që nuk duket se nuk është marrë parasysh nga presidenti. 

Ne nuk kemi asgjë me Bahri Shaqirin personalisht, do ta shqyrtojë e do të veprojmë në përputhje me ligjin”- tha ajo.

Më tej Sipropali foli edhe për anullimin e koncesionit të aksit Thumanë-Kashar, teksa i quajti qesharake deklaratat e opozitës se nuk kishte buxhet për këtë rrugë dhe se qeveria mashtroi studentët kur tha se financimet do kalonin për ta.

“Dua të flas dhe për reagimin e opozitës ndaj deklaratës së ministres Balluku për rrugën Thumanë-Kashar. U thanë gjatë ditës së djeshme por dhe sot shumë të pavërteta dhe madje u ekspozua dhe një tabelë ku u dëshmua se në buxhetin e 2019 nuk ka fonde për këtë aks. 

Keqardhje për këtë akt të ulët të politikës. Por sa mirë na jepet mundësia për të shpjeguar këtë mekanizëm që ka një deformim të qëllimshëm për të pavërteta që hidhen për konsum në opinionin pulbik.

Rruga e Arbrit figuronte si rrugë që nuk ka buxhet, ndërkohë deri sot Rruga e Arbrit është ndërtuar me fonde të kompanisë, këtë vit nis të kontribuojë qeveria. Ky është mekanizmi i PPP, ndaj PPP-të nuk janë krime. Procedura Thumanë-Kashar ishte në fazën finale dhe do niste puna e subjektit privat.

Po rruga Milot-Balldren është në tabelë? Jo. Po rruga Orikum-Llogara. Gjithashtu nuk ka fonde të përcaktuara në buxhetin e 2019. Këto dy rrugë do nisin të ndërtohen shumë shpejt sepse procedurat janë duke përfunduar dhe do ndërtohen me masën e përcaktuar 100% nga kompania, ndërsa shtetit do ketë kontributet e veta sipas kalendarit të përcaktuar”, deklaroi Spiropali.

a.cupaj

Next Post
Veliaj: Tirana qyteti i të gjithëve, i kthejmë kalimtarëve hapësirat e zaptuara

Veliaj: Tirana qyteti i të gjithëve, i kthejmë kalimtarëve hapësirat e zaptuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In