• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagimi i Doganave: Ja e vërteta për intervistën në Opinion.al

by A R
09/11/2015 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali transparenca.al ka publikuar një sqarim nga ana e Drejtorisë së Doganave për intervistën e publikuar nga portali Opinion.al me Ilir Çeln, ish-punonjës i doganave.

Ja reagimi:

Në portalin Opinion.al është publikuar një intervistë, në të cilën personi i intervistuar ngre një sërë pretendimesh mbi aktivitetin e kontrabandës në pikat kufitare në jug të vendit. Sipas tij, në muajt dhjetor të vitit 2014 dhe maj të vitit 2015 në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës, dokumentet hyrës të mallrave në vend nuk janë të njëjtë më dokumentet dalës nga Greqia, ç’ka provon rastet e kontrabandës. Gjithashtu i intervistuari akuzon Drejtorin e Antikontrabandës se është larguar nga detyra në vitin 2005 për shkelje të konstatuara nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm të Doganave.

Për intervistën në portalin Opinion.al:

Në fund të çdo dite, në zbatim të Protokoll-Marrëveshjeve bilaterale, Kryetarët e Degëve Doganore të palës shqiptare dhe asaj greke, shkëmbejnë të gjitha deklaratat e eksport-importeve për mallrat e akcizës(duhan – cigare, pije alkoolike, etj.), për të vërtetuar të gjitha rastet e dyshuara të kontrabandës dhe shkeljeve të tjera. Gjithashtu, kjo procedurë kryhet me të gjithë homologët kufitarë (Greqi, Itali, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni) dhe me anë të saj sigurohet informacioni për të gjitha eksportet dhe transitet e ngarkesave me akcizë, që kanë për destinacion Shqipërinë.

Për rastin specifik që përmend i intervistuari, në dhjetor të vitit 2014 Departamenti Operativ Hetimor i Doganës ka zbuluar një rast kontrabandë në Degën Doganore Kakavijë dhe ky rast është hetuar nga strukturat e hetimit të këtij Departamenti. Çështja është referuar në Prokurori në datë 16.03.2015 për hetime të mëtejshme, por Prokuroria e mbylli çështjen. Ka qenë institucioni i Doganës e cila e ankimoi sërish çështjen në Gjykatë, për të mos e kaluar këtë rast në heshtje. Pas ankimimit të Doganës, Gjykata prishi vendimin e pushimit të çështjes dhe rasti vijon të jetë në hetim. Masat disiplinore të ndërmarra janë dhënë sipas legjislacionit doganor në fuqi.

Sa i përket pretendimeve në drejtim të Drejtorit të Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë akuzë nga organet e drejtësisë për kontrabandë.

Ish-inspektori i cili ka zhvilluar intervistën për portalin Opinion.al, shtetasi Ilir Çela, ka qenë punonjës i Administratës Doganore për periudhën 1994-1999, gjatë së cilës i janë dhënë dy masa disiplinore dhe më pas është larguar nga detyra për favorizim të kontrabandës. Pas 15 vjetësh, shtetasit Ilir Çela të rimarrë në punë në një periudhë prove, nuk i është konfirmuar statusi i nëpunësit civil dhe është larguar nga puna për mungesë integriteti dhe performancë të ulët në kryerjen e detyrës.

Next Post

Shenjat që tregojnë se AJO do të të dashurojë për gjithë jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
Shërbimi Social sqaron vendimin e qeverisë: Përfituesit marrin pagesat e reja nga 1 gushti

Shërbimi Social sqaron vendimin e qeverisë: Përfituesit marrin pagesat e reja nga 1 gushti

July 24, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama publikon sqarimin për Paketën e Maleve: Kush aplikon nuk bëhet automatikisht pronar

July 24, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Besa e kryepunëtorit

July 24, 2026
Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

July 24, 2026
Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

July 24, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

July 24, 2026
Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

July 24, 2026
SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In