• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimi i Berishës, si dikush që i ke prishur pazarin e parë

by Mero Baze
10/12/2017 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një detaj që nuk duhet nënvleftësuar në gjithë reagimin e Sali Berishës ndaj akuzave që viojnë nga SHBA dhe për të cilat ka nisur investigimi lidhur me ryshfetin prej 120 milionë dollarë që Rapiskan besohet që I ka paguar njerëzve të tij.

Në gjithë përgjigjen e Berishës përmes zëdhënses së tij private, nuk jepet asnjë shpjegim për akuzën, për kontratën e bërë prej tij dhe sidomos për shpjegimin se pse 49 për qind të aksioneve të një kompanie që ka marr kontratë 250 milionë dollarë janë shitur për gati 5 dollarë, tek një mjek I një spitali privat.

Për kundër kësaj Sali Berisha duket se I ka hyrë në detaje kontratës së rinegociuar të Rapiscan, që qeveria shqiptare I bëri, pas përpjekjeve të saj për ta anulluar koncesionin. Siç dihet studjoja ligjore e gruas së Toni Blair që mori përsipër mbrojtjen e qeverisë shqiptare në gjyqin e hapur ndaj Rapiscan për anullim të koncesionit, pasi pa se Berisha e kishte garantuar fituesin me penalitete të mëdha që të mos prishej koncesioni sugjeroi rinegociomin dhe uljen e tarifave në një masë të konsiderueshme.

Po të lexoni deklaratën e Sali Berishës për këtë çështje e kuptoni se pas Sherry Blair, që është marrë me këtë negocim, Sali Berisha qenka njeriu I dytë që e ka studjuar atë me detaje, siç mund ta studjojë një njeri që dikush I bie më qafë dhe I prish pazarin e parë.

Ai që bën si indiferent ndaj akuzave që vijnë nga SHBA, dhe që po shmang përgjigjen edhe nga frika se prokuroria një ditë mund tia nis punës, në fakt duket se ka studjuar me laps në dorë, se si I ka rënë më qafë Edi Rama njerëzve të tij në këtë kontratë, duke ua ulur fitimin.

Është aq shumë I përqëndruar në atë çështje, sa meriton të jetë një njeri që e ka hall të vetin prishjen e një kontrate dhe rinegocimin e saj.

Detajet me të cilat ai përshkruan rinegocimin deri dhe tek vlera e deklaratave doganore si dhe lehtësitë e reja të krijuara nga rinegocimi, duket se kanë tronditur atë realisht dhe janë një detaj psikologjik që tregon se sa I lidhur është ai dhe njerëzit e tij me atë kontratë.

Një ish kryeministrë I qetë, korrekt, që nuk ka pas probleme të lobimit dhe ryshfeteve në një kontratë koncesioni, as që do të kishte mbajtur mend sot se si e kishte bërë atë kontratë dhe si e ka rinegociuar kundërshtari I tij. Vetëm dikush që e ka bërë me shumë koshiencë atë krim dhe I ka dhembur dhe më shumë prishja e saj, mund të jetë pas 5 vitesh aq I detajuar në gjithë këtë histori. Është ajo që do të bënte çdo pronar për mallin e tij.

Plus kësaj si për të treguar se kjo është një gjë që e lidh atë me familjarët e vet, në fund duke e menduar si “një gjë për vete”, ka arritur dhe në përfundimin, që përderisa Rama e ndryshoi kontratën e koncesionit duke e rinegociuar dhe duke u ulur fiitmin , me siguri që e ka bërë për Olsin. Dhe normal që një njeri që mund ta ketë bërë për djalin gjithë atë biznes, natyrisht kur ja prishin, mendon dikë tjetër nga familja e kryeministrit në detyrë. Se ai nuk e kupton dot se si mund të pranoj një kryeministër që kur hedh një firmë apo negocion një kontratë, të mos ketë parasysh dikë brenda shtëpisë.

Sqarimi I tij është gjurma më e qartë që hajduti I 120 milionë dollarëve, për të cilët akuza vjen nga SHBA, është brenda shtëpisë së tij dhe gjithçka është bërë me koshiencë prej vet atij. E mban mend aq mirë dhe e ka studjuar aq gjatë, sa duket sikur I kemi hapur një plag që i dhemb. Ose e kemi detyruar të përgatitet për pokurorët duke e mësuar përmendësh tekstin.

Next Post
Protesta e shoferëve në Dibër, procedohen penalisht 16 persona

Protesta e shoferëve në Dibër, procedohen penalisht 16 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In