• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

(Re) Forma e Arsimit

by
22/07/2015 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare/

Të mërkurën në orët e para të mëngjesit pas një debati që në pjesën më të madhe nuk kishte të bënte fare me ligjin për arsimin e lartë, deputetët e maxhorancës votuan në favor të një prej reformave më të rëndësishme për edukimin e një vendi. Opozita që e kishte pritur me qetësi dhe gati një dakortësi të heshtuar çuarjen e ligjit në Kuvend, u mobilizua kundër tij në ditët e fundit, kur gjasat për të ndryshuar kursin e disa prej shtyllave kryesore ishin afër zeros.

Prej mëse një viti e gjysëm është ngritur një Komision i Posaçëm që është marrë me propozimet e kthyera në ligj tani. Profesori im dhe një ndër drejtuesit e departamenteve të ‘London School of Economics’ në Londër, Arjan Gjonca ishte në krye të këtij komisioni ekspertësh dhe akademikësh. Në dy intervista të realizuara me të për emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News kujtoj se kam qenë dyshuese për arritjen e një marrëveshjeje pozitë-opozitë për ligjin e arsimit të lartë, përkundrejt besimit të lartë të Gjoncës se konsensusi ishte i mundshëm dhe se reforma ishte gjithëpërfshirëse, me përpjekjen për të qenë sa më pak e kritikueshme.

Javët e fundit, gjërat ndryshuan. Pedagogët u bënë më të zëshëm në protestën e tyre, ndërkohë që një pjesë e tyre muaj më parë e kishin me përtesë të dilnin në debate televizive për të dhënë argumentat e tyre kundërshtuese. Të tjerë kërkonin formate të caktuara debati që jo gjithmonë ishte i realizueshëm. Si përfundim, projekt-ligji kaloi në qeveri, disa studentë nisën protesta, pedagogë gjithashtu dolën hapur kundër dhe u organizuan forume kundër ligjit që Kryeministri Rama e quajti pesë orë pas miratimit si revolucionar.

Duhet të presim vitin tjetër akademik kur dhe do të hyjë ligji për të parë pasojat e këtij revolucioni që pretendon maxhoranca. Por deri atëherë e kemi mundësinë të bëjmë disa konstatime dhe pyetje që duan përgjigje. Përse reforma revolucionare nisi me arsimin e larë kur “gropat” në edukim krijohen që në parashkollor, cikël të ulët dhe të mesëm. Çfarë mund të bëjë trupa e pedagogëve me studentë që do të përfitojnë të drejtën e studimit universitar falë këtij revolucioni bashkëkohor, kur dijet e tyre do të jenë të formuara nga epoka e para-revolucionit?

Përgjigja më e thjeshtë është se duhet filluar nga diku dhe u zgjodh arsimi i lartë. Ndërsa ajo më e vërteta dhe pragmatike është se interesat akademike dhe financiare janë më të larta pikërisht në radhët e studentëve. Sa për akuzat për lobim dhe trafik influencash të privatëve ndaj publikut duhet të provohen dhe faktohen, duke e bërë të qartë se lobimi nuk është i jashtëligjshëm, ndërsa trafiku i influencës mbetet në moralin e maxhorancës që pas dy vjetësh duhet të jape llogari tek qytetarët në zgjedhjet parlamentare.

Konstatimi më i dhimbshëm gjatë debatit për miratimin e ligjit të arsimit të lartë në Kuvend ishte fakti se pjesa më e madhe e atyre që e votuan dhe bojkotuan i kanë fëmijët për studime jashtë shtetit. A ka gjasa që ky revolucion t’i kthejë në Shqipëri fëmijët e politikanëve që studiojnë në shkollat më të shtrenjta dhe prestigjoze jashtë vendit? Duket e vështirë, në mos e pamundur,  që efektet e revolucionit të ndjehen edhe në legjislaturat pasardhëse dhe përderisa shumica e deputetëve i kanë të siguruar fëmijët e tyre në universitetet jashtë shtetit, përse u duhet besuar se kjo reformë është cudibërëse për popullin e thjeshtë, përfshi dhe shtresat e varfra.

Next Post

Reformë apo deformë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
Digjet mali i Çipinit, era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

Digjet mali i Çipinit, era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

July 25, 2026
“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

July 25, 2026
Ka hyrë protesta në rutinën e saj?

Ka hyrë protesta në rutinën e saj?

July 25, 2026
“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

July 25, 2026
Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

July 25, 2026
Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In