• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RD sulmon Aleksandër Frangajn: Sekseri sypatrembur i qeverisë

by A R
02/02/2016 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organi zyrtar i shtypit të PD, gazeta Rilindja Demokratike, ka vijuar në akuzat e saj kundrejt pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj, duke e quajtur atë një sekser sypatrembur të qeverisë.

Akuzat e RD vijnë një ditë pas lajmit të publikuar në lidhje me votën kundër të deputetëve të PD në komisionin e medias, për liçencat digjitale.

“Sandri pikëllohet vetëm kur nuk merr atë që do dhe e do patjetër edhe në kundërshtim me ligjin.

Përfaqësuesit e opozitës në AMA janë aty për të zbatuar ligjin, jo për të ndjekur interesat e pronarit Sandër.

Ky sekser sypatrembur i qeverisë, mund t’ia ketë dalë sot të marrë një rrahje shpatullash nga Edi Rama për sulmin që i bëri opozitës, por nuk ka bindur dot askënd.

Edhe bahçevani i tij, me të cilin Sandri kalon shumë kohë, e di se shefi nuk e ka hallin tek qëndrimi i PD për rastin Ksera, por për qëndrimin e PD tek AMA, ku janë interesat e financat.” Shkruan RD.

Ja shkrimi i plotë i RD

Televizioni i Sandrit sulmoi dje opozitën me atë që është tipar i njohur i këtij ekrani, qitja me batare të marrë nga një frëngji, duke qepur trashë e tymthi ca argumente pa lidhje, gjithë duke fshehur arsyen e vërtetë të këtij hakërrimi.

Arsyeja është se Sandri dje nuk mori me forcë si gjithnjë e në kundërshtim me ligjin, licencën dixhitale.

Dashuria e thellë dhe e papritur e Sandrit për zotin Ksera, shndërrohet aty për aty, në një qortim të rëndë ndaj PD dhe zotit Basha, pikërisht ditën kur në zbatim të ligjit përfaqësuesit e opozitës në AMA nuk pranuan të votojnë një shkelje të rëndë. Ligji është i qartë dhe neni 62 sqaron çështjen e pronësisë.

Një temë delikate për të cilën ka ndjeshmëri edhe komuniteti ndërkombëtar.

Dhe Sandri i Klanit është haptazi në kundërshtim me ligjin.

Pikëllimi për zotin Ksera mund ta bëjë dikë të mendojë se ndjenja humane po përshkojnë Sandrin, çka do të ishte lajm, përveçse habi e madhe.

Por jo, kjo s’ka si të ndodhë.

Sandri pikëllohet vetëm kur nuk merr atë që do dhe e do patjetër edhe në kundërshtim me ligjin.

Përfaqësuesit e opozitës në AMA janë aty për të zbatuar ligjin, jo për të ndjekur interesat e pronarit Sandër.

Ky sekser sypatrembur i qeverisë, mund t’ia ketë dalë sot të marrë një rrahje shpatullash nga Edi Rama për sulmin që i bëri opozitës, por nuk ka bindur dot askënd.

Edhe bahçevani i tij, me të cilin Sandri kalon shumë kohë, e di se shefi nuk e ka hallin tek qëndrimi i PD për rastin Ksera, por për qëndrimin e PD tek AMA, ku janë interesat e financat.

Një gazmend i madh e ka kapur sot dhe bahçevanin kur ka parë turfullimën në lajme kundër PD, dhe me siguri i ka thënë atë që ia përsërit çdo ditë veshëve të etur të Sandrit: i madh je shef.

Partia Demokratike është sigurisht në favor të dixhitalizimit dhe ka bërë jo pak në këtë drejtim, por sigurisht është dhe do të jetë kundër përqendrimit, kundër monopolizimit, pra kundër inkriminimit të medias.

Përsa i takon zotit Ksera, që paturpësisht përdoret nga Sandri i Klanit, Partia Demokratike ka pasur që në fillim dhe ka vetëm një qëndrim.

Qëndrimi është i qartë se PD nuk bëhet pengesë e hetimit për korrupsion, në asnjë rast, për asnjë zyrtar apo ish-zyrtar të sajin. Por nga ana tjetër, ne kemi kërkuar me vendosmëri që Prokuroria të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin, procedurën e jo porositë e telefonatat e Edi Ramës, i cili më kot shpreson se anë të presioneve në drejtësi dhe klaneve të tij, do të largojë vëmendjen nga hajdutëria e qindra milionë eurove, hajdutëri që feks kudo në çdo tender, koncesion, privatizim, në çdo zyrë të qeverisë, në dogana e tatime.

Next Post

Panariti: 20 milionë euro për katër skema ujitëse në 21 840 ha tokë bujqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In