• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

RCEP-i, zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

by Java News
03/01/2022 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e parë të vitit 2022, hyri  në fuqi marrëveshja e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP). Kjo simbolizon fillimin zyrtar të zonës së tregtisë së lirë me popullsinë më të madhe, përmasat më të mëdha dhe potencialin më të madh të botës.

RCEP-i ka një popullsi prej 2.2 miliardë banorësh dhe zë afro 30 % të GDP-së globale. Grupi i parë i vendeve pjesëmarrëse në RCEP përfshin 6 vende të ASEAN-it, si edhe Kinën, Japoninë, Zelandën e Re dhe Australinë. Koreja e Jugut do të marrë pjesë më 1 shkurt.

Tani “shpresë” është bërë mendimi përbashkët i ndërmarrjeve në zonën e RCEP-it. Kryeekzekutivi i platformës së tregtisë elektronike të Kamboxhias “Smile Shop” thotë që, me hyrjen në RCEP, mallrat e vendeve anëtare mund të futen në Kamboxhia me kosto më të ulët. Menaxheri i çështjeve doganore i degës së kompanisë japoneze “Yanmar Motor” në Kinë, Wang Ping, u shpreh që, në vitin e parë të hyrjes në fuqi të marrëveshjes, niveli i tarifave për filtrat e motorëve të importuar nga Japonia do të ulet nga 5 % në zero, çka mund të kursejë 2 milionë juanë taksa doganore. Fabrika e këpucëve në Indonezi “Gino Mariani” shpreson që, me RCEP-in, marka e tyre mund të dalë jashtë tregut indonezian dhe të futet në një treg më të gjerë…

Hyrja në fuqi e RCEP-it do të sjellë efekte të drejtpërdrejta në integrimin ekonomik rajonal dhe do të krijojë një treg më të gjerë, një mjedis më të mirë biznesi dhe mundësi më të pasura investimesh për ndërmarrjet e vendeve pjesëmarrëse.

Pas hyrjes në fuqi të RCEP-it, do të realizohet gradualisht tarifa zero për mbi 90% të mallrave në këtë rajon. Mediat e ASEAN-it vlerësojnë që RCEP-i është “motori për nxitjen e mëkëmbjes ekonomike rajonale”. Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin e OKB-së vlerëson që RCEP-i “do të nxitë lindjen e një qendre të re rëndese të tregtisë globale”.

Për ekonominë globale që po sfidohet nga gjendja epidemike, kjo “qendër e re rëndese” pa dyshim ka nxitur në mënyrë të dukshme besimin te mëkëmbja ekonomike globale.

Për Kinën, RCEP-i është një “gur kilometrik” i ri në hapjen ndaj botës së jashtme dhe është zbatimi i premtimeve për vazhdimin e hapjes. Niveli i hapjes i RCEP-it në fusha të ndryshme, si tregtia e mallrave, investimet e shërbimeve dhe rregullat e shërbimeve, është më i lartë sesa është premtuar nga Kina për anëtarësimin në OBT. Hyrja në fuqi e RCEP-it do të nxitë më tej hapjen e sistemit nga Kina dhe do të bëhet ura dhe nyja mes qarkullimit të brendshëm dhe qarkullimit të jashtëm në Kinë. Kjo jo vetëm do t’i japë gjallëri të re rritjes së ekonomisë kineze, por edhe ofron një platformë të re për ndarjen e përfitimeve nga zhvillimi i Kinës.

Kina mbron në mënyrë të vendosur multilaterizmin, barazinë e drejtësinë dhe po bëhet partnere në rrugën e zhvillimit për gjithnjë e më shumë vende. Me fillimin e RCEP-it, Kina do të shfrytëzojë epërsinë e tregut të saj supergjigant dhe potencialin e madh të kërkesës së brendshme, do të zmadhojë përfitimet e tregtisë rajonale, do të ndajë mundësitë e tregut kinez me më shumë sipërmarrje, do të ofrojë përfitime konkrete për më shumë konsumatorë dhe do të vazhdojë t’i japë gjallëri e energji rimëkëmbjes ekonomike globale.

Next Post
‘Ishte paralajmëruar’/ Sharroi hekurat e qelisë e zbriti me çarçafë, vijojnë kërkimet për shqiptarin që u arratis më 31 Dhjetor

‘Ishte paralajmëruar’/ Sharroi hekurat e qelisë e zbriti me çarçafë, vijojnë kërkimet për shqiptarin që u arratis më 31 Dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

August 9, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Për të rilindur Skënderbeun në Tiranë

August 9, 2026
VIDEO/ “Dua të vdes”- Tmerr në ajër, pasagjeri tenton të hapë daljen e emergjencës së avionit në mbi 10 mijë metra lartësi!

VIDEO/ “Dua të vdes”- Tmerr në ajër, pasagjeri tenton të hapë daljen e emergjencës së avionit në mbi 10 mijë metra lartësi!

August 9, 2026
Bilanci i rëndë/ 1 aksident çdo 20 minuta në Kosovë, Policia publikon raportin ditor: 18 të arrestuar

Aksident zinxhir në Sarandë, 6 makina përplasen mes tyre, nuk ka të lënduar!

August 9, 2026
I dënuari përjetë Ardian Çapja humb njeriun e dashur të familjes, kërkon leje nga Burgjet për të marrë pjesë në varrim!

I dënuari përjetë Ardian Çapja humb njeriun e dashur të familjes, kërkon leje nga Burgjet për të marrë pjesë në varrim!

August 9, 2026
Dhjetëra sulme ruse me dronë e raketa në rajonin e Ukrainës, të paktën 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur!

Rusia sulmon dy rafineri nafte në Ukrainë, njofton se ka marrë kontrollin edhe të disa zonave në Donetsk!

August 9, 2026
VIDEO/ “Faleminderit shtetit, ishte si fundi i botës”- Zjarri në Krujë, Rama ndan rrëfimet e banorëve: Natë e tmerrshme, ishin në këmbë dhe na shpëtuan!

VIDEO/ “Faleminderit shtetit, ishte si fundi i botës”- Zjarri në Krujë, Rama ndan rrëfimet e banorëve: Natë e tmerrshme, ishin në këmbë dhe na shpëtuan!

August 9, 2026
Nuk ka paqe mes Madridit dhe Romës, autoritetet spanjolle kontrolluan sot 200 mbërritje udhëtarësh nga Italia!

Nuk ka paqe mes Madridit dhe Romës, autoritetet spanjolle kontrolluan sot 200 mbërritje udhëtarësh nga Italia!

August 9, 2026
VIDEO/ Miqësoret e luksit, Arsenali befasohet nga Dortmundi, City i fortë për skuadrën e Simeones, Çelsi bën ‘blof’

VIDEO/ Miqësoret e luksit, Arsenali befasohet nga Dortmundi, City i fortë për skuadrën e Simeones, Çelsi bën ‘blof’

August 9, 2026
Lufta me flakët i merr jetën pilotit dhe anëtarit të ekuipazhit në Utah të SHBA-ve

Ministria e Mbrojtjes përditëson hartën e zjarreve në vend, ka ende vatra aktive: në aksion 227 forca, 3 helikopterë e një avion

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com