• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RCC sqaron “Minishengenin” dhe bashkëpunimi për gjashtë ekonomitë e rajonit

by Java News
25/12/2019 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) ishte i ftuar në takimet “Minishengen” së bashku me BE-në, SHBA-në, Bankën Botërore (BB), BERZH-in dhe Bankën Europiane të Investimeve (BEI) për të dëgjuar propozimet e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.

Ditët e fundit ka pasur shumë paqartësi dhe mungesë informacioni të saktë për rolin e RCC-së në takimet e të ashtuquajturës iniciativa “Minishengen”.

Ashtu si Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve, edhe Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal u ftua në këto takime për të dëgjuar propozimet e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.

RCC-ja është tërësisht e angazhuar ndaj bashkëpunimit rajonal. Me krenari ne bashkërendojmë dhe vëmë në zbatim Planin Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Rajonale Ekonomike në Ballkan, siç na është kërkuar dhe miratuar si detyrë nga të 6 udhëheqësit e Ballkanit Perendimor tre vite më parë në Samitin e Procesit të Berlinit në Trieste.

Të gjashta ekonomitë e rajonit, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, janë pjesë e këtij procesi në bazë të kërkesës së parashtruar nga të gjashtë udhëheqësit e siperpërmendur, si një projekt me anën e të cilit do të çohet përpara bashkëpunimi ekonomik në zonën e Ballkanit Perëndimor, duke eliminuar barrierat sociale me lëvizjen e të rinjve, të profesionistëve, të aftësive dhe të novacionit në rajon.

Për RCC-në bashkëpunimi rajonal është një histori gjithnjë e në zhvillim. Bashkëpunimi rajonal merr kuptim atëherë kur objektivi përfundimtar është integrimi në BE.

Meqenëse zgjerimi ka të bëjë me lidhjen e tregjeve dhe njerëzve me njëri-tjetrin, ne besojmë se çdo iniciativë që çon në heqjen e përfundimtare të barrierave brenda rajonit tonë, është tërësisht e domosdoshme dhe, si e tillë, duhet të merret patjetër në konsideratë. Për këtë arsye, ne jemi gjithnjë të vëmendshëm, duke i mbajtur sytë dhe veshët hapur, për çdo propozim që mund të vijë nga secila prej ekonomive të rajonit. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen.

Next Post
Basha uron Krishtlindjen nga Kisha e dëmtuar nga tërmeti në Laç: Kjo ditë ka fuqinë për të bashkuar shqiptarët

Basha uron Krishtlindjen nga Kisha e dëmtuar nga tërmeti në Laç: Kjo ditë ka fuqinë për të bashkuar shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026

January 20, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive

January 20, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

January 20, 2026
Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

January 20, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

January 20, 2026
“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In